Gratë dhunohen brenda restorantit, publikohen pamjet

Publikimi i një video në rrjetet sociale ku dukej qartë dhuna e ushtruar ndaj disa grave në një restorant në qytetin Tangshan në Kinë, ka shkaktuar zemërim dhe reagim te qytetarët.

9 persona janë arrestuar lidhur me këtë incident, mes të cilëve edhe 2 gra.

Siç duket në pamje, një burrë hyn në restorant dhe i afrohet tavolinës ku qëndrojnë dy gra dhe fillon te prekë njërën prej tyre. Gruaja tenton ta largojë. Por pas rezistencës, burri e godet në fytyrë. Mes të dyve fillon një përleshje, ndërsa përfshihen edhe miqtë e grua duke u përpjekur të ndalojnë sherrin.

Por edhe ato sulmohen nga burri në fjalë dhe nga një grup tjetër personash të cilët godasin pa mëshirë gratë, duke i grushtuar, shkelmuar dhe tërhequr nga flokët.

Video shkaktoi zemërim publik dhe nxiti një protestë për sigurinë e grave në vend dhe dhunën sistematike të ushtruar ndaj tyre.

Për të hetuar këtë çështje sensitive, autoritetet e transferua hetimin penal në tjetër qytet. 

Leave a Reply