Grekët në ekstazë për Janullatosin: Përse gëzohen kaq shumë?

Marrja e nënshtetësisë shqiptare nga ana e Janullatosit, nuk ka shkaktuar reagime vetëm në Shqipëri, por është kthyer në një kryelajm edhe në Greqi.

Të gjithë mediat greke e kanë pasqyruar këtë lajm, ndërsa ka reaguar edhe politike greke, me në krye ministrin e Jashtëm, Kotzias.

Raportohet ndërohë, se edhe presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Janullatos, të cilit i shprehu urimet më të mira për festën e Krishtlindjeve dhe “kënaqësinë e tij të sinqertë për dhënien e shtetësisë shqiptare, një veprim që vulos sjelljen e tij disavjeçare shembullore dhe si një një qytetar shembull i Shqipërisë”.

Pavlopulos do të komunikojë me telefon të marten edhe me Metën, për t’i shprehur atij falenderimet e pse i dha pasaportën shqiptare Janullatosit.

Ajo që nuk kuptohet, është fakti pse janë ngazëllyer kaq shumë drejtuesit më të lartë të shtetit grek dhe mediat e këtij vendi, me faktin që Janullatos ka marrë nënshtetësinë shqiptare. /TemA/

Leave a Reply