Cilat janë vendet që detyrojnë qytetarët të vaksinohen?
Qeveria greke u jep një tjetër shans punonjësve të pavaksinuar të shëndetësisë, imunizohen me dozën e parë të vaksinave brenda këtij muaji. Mbi 6 mijë mjekë dhe punonjës të tjerë të spitaleve e klinikave në mbarë vendin, u pezulluan nga puna më 1 shtator, pas hyrjes në fuqi të vendimit të për vaksinimin e tyre të detyrueshëm.
Por sindikatat e punonjësve të këtij sektori zhvilluan pasditen e të Enjtes, protestën e radhës masive kundër vaksinimit me detyrim.
Sindikatat përllogarisin 10 mijë punonjës të pavaksinuar ndaj Covid-it, gati 10% e stafit të përgjithshëm të spitaleve e klinikave. Italia është vendi i parë në Europë që e bëri të detyrueshëm vaksinimin e mjekëve me vendimin e Prillit. Pezullimi nga puna i punonjësve që nuk duan të vaksinohen zgjat të paktën deri në 31 Dhjetor. Edhe qeveria franceze pritët të marrë të njëjtat masa ndaj mjekëve që nuk duan të vaksinohen deri më 15 Shtator.
Qyteti i Nju Jorkut pritet të urdhërojë vaksinimin me detyrim të mjekëve, teksa këtë masë e ka ndërmarrë Pentagoni për gjithë stafin ushtarak. Arabia Saudite detyron prej 1 Gushtit, të gjithë punonjësit që kanë kontakte me të tjerët, të vaksinohen. Për kategori të caktuara punonjësish, detyrim vaksinimi ka edhe në Kirgizstan.
Indonezia është i pari vend i botës që në shkurt, ende pa nisur fushata masive, e bëri vaksinimin të detyrueshëm për gjithë të rriturit. I njëjti vendim u mor edhe nga autoritetet e Turkmenistanit dhe Mikronezisë.