Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Kroacisë, Nikos Dhendhias dhe Gordan Grlic Radman kerkuan në unison çeljen e negociatave me Shqipërinë në samitin e 26-27 marsit në Bruksel.
NIKOS DHENDHIAS
MINISTER I JASHTEM I GREQISE
Eshtë thelbësore të jepet drita e gjelbër sa më shpejt që të jetë e mundur për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të jepet një nxitje e mëtejshme për reformat në të dy vendet dhe të sigurohet stabiliteti në rajon. Me kusht që natyrisht të respektohen kushtet. Do të dëshiroja t’ju siguroja për qëndrimin dhe bashkëpunimin konstruktiv të Greqisë gjatë Presidencës kroate, veçanërisht në lidhje me forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe promovimin e perspektivës evropiane të fqinjëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Ne mezi presim Samitin BE-Ballkan Perëndimor që do zhvillohet këtu në Zagreb, në maj.
Gjatë takimit me homologun e tij kroat në Zagreb, kryediplomati grek bëri të ditur se Greqia do të organizojë në 24 shkurt një konference ministrore për integrimin e vendeve të ballkanit perëndimor.
Por cështja e negociatave u diskutua një ditë më parë në takimin që kryeministri grek Kiriakos Micotakis zhvilloi në paris me presidentin francez Emmanuel Macron.
Burime nga qarqe diplomatike greke bënë të ditur se ekziston një mirëkuptim midis Greqisë dhe Francës për Ballkanin Perëndimor. Ato nënvizojnë se athina zrtare I mbetet qëndrimin për të mos ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut.
Të njëjtat burime vunë në dukje se ekzistojnë këndvështrime të ndryshme se si vendet e shohin zgjerimin, duke theksuar se gjatë takimit dypalësh në elize Emmanuel Macron shprehu një pikëpamje kritike, por jo negative për çështjen e zgjerimit.