Zgjedhjet federale të 2019-ës në Australi u vunë në shënjestër nga mashtrues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Sipas raportit të fundit nga Instituti Australian i Politikave Strategjike, “aktorë të motivuar financiarisht nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut” e arritën diçka e tillë duke përdorur lajme të rreme dhe spam në faqet që prodhojnë përmbajtje
“Disa operatorë ndërtuan grupe të mëdha në Facebook, në të cilat postonin përmbajtje inflamatore islamofobike dhe nacionaliste, për të nxitur reagime. Grupet më pas mbyteshin me ndërlidhje me uebfaqe jashtë platformës. Çdo klikim në një faqje gjeneronte të ardhura nga reklamat për kë drejtonte operacionet”, thuhet në raport.
Midis të tjerash, aty citohet se një taktikë e ngjashme është ndjekur edhe në Izrael, ku në “Facebook” manipulohen dhe monetizohen ndjenjat nacionaliste dhe islamofobike për të fituar para.
Në raport rrëfehet edhe rasti i Mehreen Faruqi, senatores së parë femër myslimane në Australi, e cila iu nënshtrua “një fushate raciste” që buronte nga 546,000 anëtarët e dhjetë grupeve të përfshira në rrjet.
“Këta aktorë të motivuar financiarisht demonstrojnë se edhe demokracitë e stabilizuara janë të prekshme nga manipulimi, përmes shfrytëzimit të çarjeve në kohezionin e tyre shoqëror,” shkruhet në raport.
Kjo qasje, siç citohet më tej, po përdoret edhe nga shtetet në rajon për të ndikuar në popullsinë e tyre vendase në mënyra që nuk janë transparente dhe që kufizojnë shprehjen politike.