Urime Kosovë zgjedhja e Presidentës !
E nderuara zonja presidente Vjosa R. Osmani ,është një nder dhe kënaqësi e veçantë të ju urojmë,për zgjedhjen tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës!
Është një moment historik për Kosovën dhe gjithë kombin shqiptar, që në krye të shtetit, të zgjidhet një grua me integritet të lartë dhe profesional, shumë e respektuar nga qytetarët,dhe bashkësia ndërkombëtare!
Në emër të pjestarëve të Grupit Kumanovës,ju urojmë që të keni suksese të plota në postin tuaj të ri, dhe me përgjegjësi të madhe politike, për ti përballuar në mënyrë të suksesshme të gjitha sfidat, që ka shteti ynë Republika e Kosovës!