Hajduti, pas vjedhjes, në të gjitha rastet detyrohet të betohet rrejshëm, pra të rrejë! Ai që vjedh dhe ai që rrenë në fakt, është edhe i pabesë edhe jobesimtarë. Prandaj Allahu xh. sh. në Kuranin Madheshtor, në ajetin 38 të sures El Maide, thotë: “Vjedhësit dhe vjedhëses ua pritni duart, si ndëshkim për atë që kanë bërë dhe si dënim nga ana e Allahut. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë”
Nga Mahir Rexhepi
Sipas asaj që po lexojmë çdo ditë, sipas asaj që po dëgjojmë çdo ditë dhe, sipas asaj që na vijnë muhabete nga brenda BFI-së, ky Institucion kurrë në historinë e vet nuk ka qenë kaq shumë si bastion i hajdutëve, i rrencave e i tradhëtarëve, i spiunëve e i bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja. Shumë keq për një Institucion fetar si dhe për teologët e vendit! Një qelbet, të gjithë kundërmojnë në qelb!
1.
Kanë nisur ta gjuajnë lekun e fukarasë! Për këtë Muaj të Ramazanit, agjërueshëm (!) të gjithë kanë dalur që t’i bidnin myslimanët, të pasurit dhe të varfërit (të varfërit janë qindra herë më shumë se të pasurit) që, amani, fitrin dhe zeqatin t’ua japin këtyre të BFI-së sepse me ato para do të mbahet Medresja e Isa Beut! Fitrin e japin që të gjithë agjëruesit, e ndajnë nga buka e gojës dhe e japin, sepse, kështu ka urdhëruar Allahu q: “Lëmosha (Sadekatul fitri) e zeqati është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” (60, Et Teube). Ndërsa, është bërë traditë, që nga sistemi komunist, që fitri të tubohet sidomos për mbajtjen e vatrave arsimore fetare, medreseve.
Tani jemi në të tjera periudha! Medresja, si shkollë e mesme, duhet të jetë e akridetuar dhe të financohet nga shteti, meqë vetë shteti e ka bërë shkollimin e mesëm të obligueshëm! Ose, një ditë, kur do të akreditohet Medesja si rrjedhojë e presioneve të mëdha nga mediat e vendit e jo nga BFI-ja që është shëndërruar në filiale qeveritar, atëherë, në emër të kujt do ta mledhin fitrin këta hajdutë të BFI-së me në krye, kryehajdutin Shaqir Fetai dhe “Bagdatski llopovin”, Irsal Jakupin?!
Më herët mbledhja e fitrit ishte shumë transparente. Mblidhte këshilli i çdo xhamie, mblidhnin imamët dhe, kjo formë ishte si një garë në mes të këshillit, imamëve, xhamive se, kush e ka xhematin më të organizuar, kush ka zhvilluar aktivitete më të mëdha gjatë Ramazanit. Botoheshin tollone dhe, një fitër një fletë! Pastaj nisën të botojnë tollone fallse edhe disa myftini, do me thënë, i jepnin tollonet false ndërsa BFI-së ia kthehnin ato origjinalet duk u arsyetuar se xhemati i varfër nuk po paguan fitra, ose, po ia paguan jetimëve, të varfërve etj. Vidhej me të madhe dhe për këtë fenomen është shkruar disa herë.
Sot, vjedhja është më e sofistikuar! Meqë nuk u besojnë as imamëve, as xhemateve, as këshillave të xhamive, në fakt, meqë Shaqir Fetai nuk dëshiron të dijë askush se sa fitra janë tubuar, ka fillar qe dy-tre ramazane që fitrin ta mbledhë edhe online! Po thonë që shumë po paguajnë në këtë formë, ndërsa askush nuk di se sa janë tubuar. Ky është edhe qëllimi i dyshes Fetai-Jakupi, të kenë mundësi të vjedhin sa të munden! Ata që tubojnë online, gjithësesi që e kanë edhe paragrafin e dëshmisë së tubimit të të hollave që është transparente deri sa të zgjasë aksioni dhe, në atë paragraf vërehet për çdo sekond se si ndryshon shuma e tubuar. Këtë transparencë, si të gjitha të tjerat, Shaqir Fetai nuk e do, nuk dëshiron që me të tjerët të ndajë informacionin mbi atë se sa para janë tubuar, sepse pastaj nuk mund të vjedhë, nuk mund ta ushtrojë profesionin prej hajduti për të cilin edhe e rrëmbeu me mijëra intriga BFI-në.
2.
Nuk ka asnjë bashkësi fetare në rajon e më gjërë (në proporcion me standardin jetësor) që e ka haxhin më të shtrenjtë se sa Shaqir Fetai! Edhe sivjet, ngjashëm si vitin e kaluar, Shaqir Fetai ka vendosur që të organizojë haxh privat me çmime të kripura! Tash e dy-tre muaj më parë ka nisur të genjejë duke iu drejtuar myslimanëve të vendit që të nguten e të regjistrohen, sepse numri i haxhilerëve po mbushet! Pasi që ka arritur numrin e nevojshëm, sipas kuotës së caktuar nga Arabia Saudite tash e 33 vjet më parë, pra, pasi që të jetë publike se filani do të shkojë sivjet në haxh, pasi të vie koha e përshëndetjeve, hallallëqeve, pas shtrimit të drekave e të darkave për këtë nijet, vjen koha të përballen me çmimin! Shaqir Fetai, duke e ditur mentalitetin e njerëzve tanë, duke e ditur inatin e shqiptarit, duke e ditur turpin e madh të heqjes dorë prej shkuarjes në haxh pasi të ta kenë bërë për hajër mijëra njerëz, vendos që ta publikojë çmimin e hajnisë për Haxhin 2023!
Askush nuk mori vesh se kush ishte kryesia e haxhit të sivjemë, kush ishte grupi pararendës i cili ka për detyrë për të siguruar hotele, për të marrur çmime të tatimeve, të udhëtimeve të brendshme, të ushqimit dhe të pagesave të paparashikueshme dhe, pasi që këto çmime t’i prezantonte në Rijaset, anëtarët e rijasetit do të vinin deri te një ujdi për çmimin real, përfshirë këtu edhe përfitimet e BFI-së për kokë të haxhiut! Natyrisht, përfitimi duhet të jetë në përpjestim real me standardin e myslimanëve tanë dhe jo të shpreh nevojën e Shaqir Fetait dhe të Irsal Jakupit për të vjedhur sa më shumë nga Haxhi dhe nga haxhilerët! Le të dalin publikisht dhe në mënyrë transparente t’i arsyetojnë të gjitha shpenzimet që bëhen nga udhëtimi e deri sa të kthehen në shtëpi haxhilerët dhe, le të dihet se sa do të ngelin për BFI-në! Por, jo, sepse pastaj nuk do të kenë mundësinë e vjedhjes.
3.
Një vjedhje tjetër është edhe vjedhja e kurbanëve! Vitin e kaluar u tha se ka pasur rekord kurbanësh, ndërsa askush nuk di se çfarë u bë me atë mish, apo ndoshta janë therur vetëm aq kurbanë sa do të plotësohen nevojat e restorantit të Medresesë, sa të shpërndahen nja 2-3 mij pako apo qese najloni me mishë dh, aq! Pjesa tjetër e parave në xhep të Shaqir Fetahit dhe honxhobonxhove të tij! Me këto para Shaqir Fetai ka blerë rehatinë e shijimit të kolltukut për vitin 2022, ka “shpërblyer” bashkëpunëtorë për lojalitet!
Shaqir Fetai hala nuk e ka caktu çmimin e kurbanëve, hala nuk ka formuar komision që të merren me çmime, me mënyrën e therrjes, me frigoriferët ku do të ruhen, me formimin e komisioneve për shpërndarje të suksesshme të mishit për të varfër e të ngratë.
Shaqir Fetai konsideron se për sivjet hala herët është të caktohet çmimi, sepse, ai, si skile që është, pret që ta ndjejë nijetin e xhemateve për therrje të kurbanit për vitin 2023 dhe, tek atëherë të caktojë çmim! I duhen para, sepse, deri në përfundim të vitit 2023 do të kalojë nëpër shumë sfida të papërballueshme prej hajdutëve. Dihet se cili është fundi i hajdutëve! Ndaj, për të pasur një fund sa më të lehtë duhet para edhe për korrupsion. Shaqir Fetait i duhet që për sivjet të futet fuqishëm në botën e korrupsionit.
4.
Shaqir Fetai vjedh edhe përgjatë “vizitave” që ua bën xhemateve të diasporës! Qejf i madh i tij që të vizitojë qendra islamike shqiptare në shtete perëndimore. Qejf i madh i tij që të shohë njerez të devotshëm që shkojnë për t’u lutur para Zotit e që Shaqir Fetai mendon se kanë ardhur në xhami për shkakun e tij. Ky qejf i kushton BFI-së, ky qejf i budallakaftë i kushton buxhetit të Institucionit. Vetëm për udhëtime me avionë e për mëditje që paguhen në BFI do të mund të mbahej me artikuj të nevojshëm guzhina e Medresesë. Vizitat e Shaqir Fetait dhe hajdutëve të tij që i bëjnë nëpër qendra të diasporës sonë, asgjë nuk i sjell as BFI-së dhe as myslimanëve të vendit. Shaqir Fetai e ndjenë se në Maqedoninë e Veriut ditë e më shumë po humb terren dhe xhemat, herë pas herë ka nevojë për të ndjerë përkrahje (duartrokitje) nga një xhemat tjetër, por që, edhe kjo nevojë e këtij avdalli po i kushton shumë BFI-së. Le t’i tregojë projektet, le t’i tregojë relacionet, letërkëmbimet, që i ka mbajtur me cilindo nga udhëheqësit e xhemateve, marrëveshjet paraprake që kanë detyruar Shaqir Fetain të jetë në mesin e atij xhemati. Nuk ka! Një ditë të bukur i kujtohet Shaqir Fetait dhe marionetave të tij që ta shijojë “mikpritjen fascninante” nga diaspora dhe, në kthim, të marrë ndonjë mëditje, të fusë në xhep ndonjë “bakshish” nga mërgimtarët tanë të sinqertë e të devotshëm.
5.
Vakëfi është një fushë tjetër ku Shaqir Fetai për këtë kohë ka vjedhur si në “bahçe të babës”! Shaqir Fetai akoma nuk na tha se sa para i vodhi apo i zhduku nga projekti dhe financimi arab i qendrëss tregtare që e la pa u ngritur dhe që e dobësoi vakëfin e Gostivarit për miliona dollarë! Shaqir Fetai hala nuk na tregoi se çka u bë me hotelin e BFI-së në vendin e ish-komunalecit, nuk tregoi hala se sa banesa janë vjedhur prej honxho-bonxhove të tij në këtë kompleks pallatesh. Shaqir Fetai hala nuk e tha asnjë fjalë për dhjetra dokumente që po publikohen e që po dëshmojnë për vjedhje të vakëfit të Shkupit! Shaqir Fetai hala nuk e tha një fjalë për humbjen e Teqes së Arabatit. Shaqir Fetai hala nuk po dëshiron të pranojë se atij pushteti politik ia ndihmoi instalimin në krye të BFI-së pasi u arrit kompromisi me “dhurimin” e “Ini Pajkos” pushtetit që ia ndihmoi komplotin. Shaqir Fetai hala nuk e tha një fjalë se ku i shpenzoi deri më sot miliona euro nga prona e denacionalizuar në formë të letrave pa vlerë. Kurrë nuk i publikoi shifrat, duke menduar se do t’i vjedhë dhe do të shlyej gjurmë, pa kuptuar se dokumentet arkivohen dhe ato, herdokurdo do të dalin në opinion, siç i doli edhe dokumenti i UDB-së se ai, si “hoxhë” me nofkën sllave “ORAO” i ka shërbyer shumë më besnikërisht UDB-së se sa myslimanëve të vendit!