Hajni i meritave të huaja

Ai që e vjedh të mirën e përgjithshme, ai që e zhvatë vakëfin, ai që vjedh fitrin e zeqatin, ai që vjedh dhe e shpërdoron pozitën, ai nuk e ka dert për të vjedhur edhe meritat e huaja. Madje, vjedh duke u krrekosur si gjeldet, pa fije turpi

Nga Nexharie Fejzullahu

Kur hoxhallarët e vendit, me ligjeratat e tyre sensibilizuese për vështirësitë nëpër të cilat po kalonin shqiptarët e Kosovës, të vrarë, të masakruar e të dëbuar prej vatrave të tyre; kur Bashkësia Fetare Islame e RMV-së ishte bërë si një lloj qendre për shqiptarët e Kosovës; kur Bashkësia Islame përmes Organizatës së vet Humanitare “El Hilal”, të drejtuar nga Dr, prof. Abdurauf Pruthi si dhe nga sekretari gjeneral, z. Bexhehudin Shehapi, të cilët ia kishin dalur që të krijojnë një rrjet të hatashëm humanitar që vepronin nën amblemën e kësaj Organizate; në kohën kur ish-reisul ulema i BFI-së, H. Sulejman ef Rexhepi, ishte dëshmuar si një strateg i hatashëm i logjistikës së luftëtërave shqiptarë të cilëve po u dilte në ndihmë në mënyra të ndryshme por edhe duke u premtuar se asnjë shqiptar nga Kosova nuk do të ngelë i pastrehuar nëpër shtëpitë e myslimanëve të vendit (përfshirë edhe shtëpinë e vet ku e kishte strehuar Kryemyftiun Naim Tërnava me familejn e tij) – pra, në këtë kohë, mjerisht, Shaqir Fetai po përpiqej që të tërhiqej nga kthetrat e ofierit të UDB-së (Stanko Dragoviqit) dhe ta kamuflonte veprimtarinë e tij disa vitëshe prej udbashi!
Natyrisht, sot, edhe një herë ishte momenti që të shprehet mirënjohja ndaj këtij Institucioni i cili, në momentin e duhur, në kohën e duhur, pati njerëz, besimtarë të devotshëm, që ditën t’i dalin në krah kombit që po kalonte ditët e veta më të vështira! Paradoksi na del sot, pikërisht në momentin e shprehjes së kësaj mirënjohje, të cilën e vjedh si hajn i pafytyrë, Shaqir Fetai!
Kontributi i Shaqir Fetait ka qenë zero! ZERO! Edhe nëse ka bërë eventualisht ndonjë punë të hajrit, atë e ka bërë me urdhër të prerë të H. Sulejman ef. Rexhepit! Vetëm ai mund ta dijë se cili ishte kontributi i tij në drejtim të UDB-së! Në kohën kur ndodhi Tragjedia e Madhe e Kombit, Shaqir Fetai ishte “jeshil”, ruhej, frikësohej, nuk ishte në linjën e frontit humanitar, sepse, e dinte veten, e dinte se në ç’m… ishte i zhytur dhe kishte kujdes që mos të kapej nga ata që ta hiqnin flamën si pulave kur u bie derxha!
Sot, Shaqir Fetai, duke menduar se ngjarja ka ndodhu para pesë shekujve dhe se nuk ka ngelur asnjë dëshmitarë që mund ta dëshmojë të kundërtën e asaj që mundohet ta “prezantojë” avdalli, shkon në një manifestim, ku nuk e ka vendin pa e pasur aty edhe ish-Reisin, H. Sulejman ef. Rexhepin, pa e pasur aty një suitë hoxhallarë që në atë periudhë u shquan si personalitete kombëtarisht të paluhatshëm, pa i pasur aty nja tri-katër kryefamiljarë të cilët kanë strehuar me dhjetra e dhjetra vëllezë e motra nga Kosova!
Një bravo të madhe organizatorit të këtij eventi përkujtues! Duke e ditur ata se kush është Shaqir Fetai, duke ia ditur “kontributin” e disktueshëm të tij, duke ia njohur karakerin dhe kleptomaninë e tij për të vjedhur e përvetësuar merita të huaja, kanë bërë shumë mirë që mirnjohjen ia ndajnë Institucionit, atij Institucioni që ka bërë histori në këtë aspekt humanitar, atij Institucioni që në krye me H. Sulejman ef. Rexhepin ia doli që ta japë provimin kombëtar dhe përjetësisht të kujtohet si vatër e humanitetit kur ndodhi Tragjedia e Madhe!
Edhe njëqind mijë Shaqir Fetaha të kalojnë nëpër BFI megjithatë nuk do t’ia arrijnë kurrë ta kenë atë fat siç e pati ish-reisul Ulema ef. Rexhepi për ta larë një borxh që mund ta ketë pasur ndaj kombit të vet! Shaqir Fetai kohëve të fundit, pak para “pensionimit” të tij (meqë ka nisur ta nuhasë “fluturimin” tepe-taklla), ka nisur edhe të sponsorizojë aktivitete që do t’i japin pak “lagështi” (vllagë) patriotike! Keqpërdorim i fitrit dhe zeqatit për ta shpëlarë fytyrën e vet të pistë! Sepse, të jeshë krah i djathtë i liderit Ali Ahmeti (siç deklaron Fetai me plotë gojë!!!), të jeshë mysafir (ndonëse i paftuar, me sponsorizim) i presidentit shqiptar, të tokësh dorën me një prej legjendave të gjalla të UÇK-së, z. Ramush Haredinaj, të marrësh në dorë mirënjohjen që i jepet BFI-së për kontributin në kohën e Tragjedisë Kombëtare, vërtet që të duhet të shkundesh nga vesi i së kaluarës për t’i shërbyer UDB-së! Edhe udbash, edhe patriot nuk shkojnë!
H. Sulejman ef. Rexhepi e porositi me ngulm dhe e sponsorizoi botimin e biografisë së ish-reisul ulemasë së BFI-së, H. Bedri ef. Hamidi! Insistoi që mbi faktet, mbi dokumentat dhe mbi rrëfimet autentike të bashkëpunëtorëve të efendi Bedriut, të botohet një biografi që do të fliste se BFI-ja ka pasur një traditë të padiskutueshme patriotike, trupi teologjik i këtij Instiituconi si dhe të gjithë hoxhallarët duhej të ishin në këtë vijë, ndryshe nuk do të kishte mundësi që islami të zhvillohet kaq fuqishëm, madje më fuqishëm se në çdo vend etnik tjetër! Deri sa nuk erdhi momenti i Tradhëtisë së Madhe, derisa Shaqir Fetai nuk u vu në krye të komplotit dhe të tradhëtisë për ta përmbysur tërë atë traditë pariotike të BFI-së dhe për ta instaluar një “të parë” me zgjidhje dhe imponim politik e antiislam, me një të kaluar prej spiuni, i cili, nuk çanë kokë për këtë të kaluar të tij, sepse e ka ushtruar në mënyrë të dinjitetshme dhe me shumë pasion.
P.s./ Çdo njeri normal, çdo njeri i pangarkuar, çdo njeri që e ka dert zhvillimin e ndjenjës kombëtare, nuk do ta bënte këtë gest të Shaqir Fetait! Barra e zhvillimit të strategjisë së BFI-së si Institucion i drejtuar nga H. Sulejman ef. Rexhepi, si dhe barra e zhvillimit të aktivitetit vëllazëror e humanitar kishte rënë mbi shpinën e ish-sekretarit të OH “EL Hilal”, do të ishte shumë korrekte dhe islamikisht në rregull që këtë mirënjohje dhe dekoratë ta tërhiqte z. Bexheudin Shehapi dhe të njëjtën ta dorëzonte në BFI, dhe jo Shaqir Fetai i cili atëbotë ka qenë tërësisht në linjë të gabuar dhe antikombëtare!

Leave a Reply