Vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura dyqanet në 4 komunat
Kanë vazhduar të jenë të mbyllura edhe sot marketet, furrat e të gjitha shërbimet hoteliere në katër komunat veriore të Kosovës. Ndërkohë, ekipet mobile të qeverisë së Kosovës kanë qëndruar gjatë gjithë ditës në këto katër komuna.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me këtë veprim të qeverisë, i ka njoftuar sot ambasadorët e shteteve të QUNTIT-it. Ndërsa këtë skenar të Serbisë e quan primitiv.
“Është një skenar tepër primitive i shekullit të kaluar. Vuçiç është ideator dhe zbatues i skenarit. Ai dëshiron me këtë improvizim të destabilizojë Veriun. E kam lutur që të mos vazhdojë me ketë skenar”.
Ndryshe nga katër komunat veriore, në Gracanicë vendbanim serb, rreth 15 kilometra larg Prishtinës, nuk vërehet të ketë krizë humanitare. Pronarët e marketeve, ndonëse jo para kamerave, thonë se nuk u mungon asnjë produkt.
-A ka produkte ushqimore serbe në Gracanicë ?
-Po.
-Nuk ka krizë humanitare këtu?
-Jo ende…
-Produkte serbe?
-Kemi. Kemi ushqime se vet prodhojmë. A e din kush e prodhon krizën humanitare, politika.
Ndërsa lokalet dhe të gjitha marketet ishin të hapura dhe gjithçka funksiononte normalisht./Tv Klan