Shaqir Fetai, për herë të parë që kur u instalua nga shërbimet e huaja intelegjente në krye të BFI-së, qëndroi në Shtip për vizitë te “myftiu”, Nasir Rexhepi, të cilin dikur e kishte kundërshtar ndërsa sot, si pjesëtar i komunitetit turk-militant i BDI-së (Frontit Evropian), sot e ka “mik për kokë”! Shaqir Fetai te Nasiri i zbrazi të gjitha lavdëratat e mundshme që i ka shprehur dikush ndaj tij. Kurrë askush nuk ia ka parë punët e hajrit, kurrë askush nuk e ka vlerësuar, kurrë askush nuk ka vërejtur se ai, si “myfti” është i interesuar që ta avanacojë jetën fetare islame në këtë anë, por, ja që Shaqir Fetai më në fund ia vërejti këto “kualitete”!
Në fakt, Shaqir Fetai paska vendosur që t’i vizitojë të gjithë myftinjtë dhe hoxhallarët që u angazhuan me mish e me shpirt në fushatën e BDI-së dhe, të gjithëve t’ju kumtojë se, ata që ishin më të palëkundur pro-BDI-së gjatë kësaj fushate, ata do të përfshihen në listën e udhëheqësve të haxhinjëve gjatë haxhit 2024. Jo vetëm në shenjë falënderimi por, do të jetë edhe një mënyrë për t’i paguar (sepse udhëheqësit e haxhilerëve marrin paga të majme) për kontributin e tyre që e dhanë për BDI-në ndërsa kjo të mos vërehet fare si pagesë për aktivitete partiake.
Me gjasë, ky Haxh do të jetë i fundit i organizuar e i drejtuar nga hoxhallarët-militantë të BDI-së, nga e cila, BFI-ja kurrë nuk përfitoi asgjë në të mirë të interesit të përgjithshëm. Për ta kamufluar këtë të vërtetë, Shaqir Fetai paska propozuar që nga lista e të propozuarve prej hoxhallarëve-militantë të flaktë të BDI-së të hiqet hoxha i Debreshtit të Prilepit, Ismija Topallovskin, i cili para mediave ia puthi dorën Bujar Osmanit, kandidatit të BDI-së për president shteti.
Po ashtu, deri para dy-tre ditëve, në listën e Shaqir Fetait për t’u shpërblyer me haxh paska qenë edhe emri i imamit të Çashkës, Adem Çorevki, të cilin tashmë e ka fshirë. Pasi u vendos që BDI të ngelë në opozitë, Shaqir Fetai e ka fshirë emrin e imam Ademit, sepse tashmë është bindur që ai jo vetëm që nuk do të shpëtohet por as nuk do të mund të “shpërblehet” me haxh për militantizmin e shfrenuar që e ka shprehur për BDI-në.
Për sivjet, Shaqir Fetai ka vendosur që edhe veten ta shpërblejë me haxh, jo sepse i shkohet, por, thjesht, për të qenë në ballë të atyre imamëve që u angazhuan me mish e me shpirt për t’i sjellë fitore Ali Ahmetit, si dhe për ta paguar veten me ndonjë dorë leku për aktivitetin prej urithi që e ka zhvilluar për këtë parti. Pra, me Shaqir Fetain në krye të kësaj liste, Haxhi 2024 do të mbahet në mend si haxhi i fundit i BDI-së./LMR në BFI/
Non Paper
Deri te:Kryetarja e RMV,Kryetari i Kuvendit të RMVKryeministri i RMVZv/Kryeministri i Parë i QeverisëMinistri i DrejtësisëDrejori i Agjencisë për Marëdhënie…