Lidhur me gënjeshtrën skandaloze të Shaqir Fetait mbi, kinse, “akreditimin e Medresesë nga Qeveria e RMV”-së, është prononcuar edhe ministresha e arsimit, Vesna Janevska, sipas së cilës një akt i tillë nuk mund të ndëdhë përderisa sistemi juridik i Republikës së MV-së diktohet nga dispozitat kushtetuese aktuale, të cilat e ndajnë mirë e qartë shtetin nga feja.
Pas zbardhjes së kësaj gënjeshtre skandaloze dhe shumë të kushtueshme për medresantët tanë të manipuluar, Shaqir Fetai publikisht ka paralajmëruar se, për ditën e hënë, 05.08.2024, do ta mbledh Rijasetin për të marrur vendim mbi situatën e re te krijuar së fundmi.
Megjithatë, kjo mbledhje i dështoi Shaqir Fetait, edhe njëherë, vetë bashkëpunëtorët e vetë, e nxorën gënjeshtar dhe bllofaxhi. Sipas zërave nga brenda BFI-së, pas kësaj situate të re ka pakënaqësi të madhe në mesin e organeve të BFI. Myftiu i Shtipit, i Kumanovës dhe ai i Strugës janë përgjigjur duke mbajtur qëndrim refuzues ndaj nismave të dobta të Shaqir Fetait. Që të tre i janë përgjigjur, “meqë akreditimin e nise krye më vete, pa na pyetur, atëherë përfundoje këtë skandal vetë”! Myftiu i Resnjës ka kërkuar që në këtë mbledhje urgjente të Rijasetit, nuk duhet të merret pjese pa prezencën e Talat Xhaferrit, për të dhënë sqarime rreth talljes që e ka bërë me medresantët dhe myslimanët e vendit. Ndërkaq pjesëmarrjen e vet në mbledhje të Rijasetit e ka kushtëzuar edhe Myftiu i Prilepit, ai i Velesit si dhe i Manastirit, të cilët kanë kërkuar që në mbledhje të prezantojë edhe ish-ministri i arsimit, Jeton Shaqiri. Kurse myftiu Shkupit dhe ai i Tetovës insistojnë që në mbledhje të Rijasetit të prezantojë edhe Artan Grubi, si dorëzues i “akreditimit” në zyre të rrenave të Shaqir Fetait. Sipas këtyre qëndrimeve shihet se anëtarët e rijasetit të Shaqir Fetait insistojnë në një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e BDI-së. Hallin e kanë: si ta shesin sapunin për djathë!
Injorim dhe nënshtrim
Kur do të ndërgjegjësohet Shaqir Fetai dhe të mos veprojë si një instrument pasiv në dorën e atyreve që nuk…