Pasditen e kësaj të enjteje u hodh në Monako shorti i fazës së grupeve të Champions League, ku pavarësisht ndryshimit të rregullores së shortit përplasjet e mëdha në këtë fazë nuk u shmangën.
Kampionët e Francës, PSG, janë në grupin A së bashku me Real Madrid-in, Shakhtar Donetsk dhe suedezët e Malmo-s.
Shorti ka vënë në të njëjtin grup edhe Juventusin me anglezët e Manchester City-t, së bashku me kampionët e Europa League, Sevilla. Ekipi i katërt në grupin D është Monchengladbach.
Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen të martën e 15 shtatorit, ndërsa ndeshja finale e Champions-it këtë sezon do të luhet më 28 maj në “San Siro”.
Grupet e plota
Grupi A: PSG, Real Madrid, Shakhtar Donetsk, Malmo
Grupi B: PSV, Man. United, CSKA Moskva, Wolfsburg
Grupi C: Benfica, Atlético, Galatasaray, Astana
Grupi D: Juventus, Man. City, Sevilla, Monchengladbach
Grupi E: Barcelona, Leverkusen, Roma, Bate
Grupi F: Bayern, Arsenal, Olympiacos, Dinamo Zagreb
Grupi G: Chelsea, Porto, Dynamo Kyiv, M. Tel-Aviv
Grupi H: Zenit, Valencia, Lyon, Gent
Rregullorja e shortit këtë vit kishte ndryshime, pasi në vazon e parë ishin kampionët e tetë ligave europiane: Spanjë, Angli, Gjermani, Itali, Portugali, Francë, Rusi dhe Holandë, duke shmangur kështu përballjet e kampionëve që në fazën e grupeve.