Hipokrizia e radhës e Shaqir Fetait

Nëse Shaqir Fetai e mohon të qenurit anëtar i Rijasetit të Sulejman Rexhepit, me qëllim të arritjes së “pafajësisë së vet” atëherë, kush ia dha këtë të drejtë për t’u vetëquajtur “reis i BFI-së”?! Nëse jo Rijaseti atëherë shërbimet e ndryshme anti-BFI! Prandaj ekziston një përshtypje dhe një bindje e përgjithshme në opinonin tonë se, Shaqir Fetai është me mision të mbrapshtë

Shaqir Fetai, njëri prej dallaverxhinjëve më të mëdhenj të BFI-së nga stafi i honxho-bonxhove të Sulejman Rexhepit, na paska realizuar një takim me “armikun historik të BFI-së”, ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, z. Abdulkadër Mehmedin!
Nga ky takim njofton Shaqir Fetai në fb-un e vet, duke e mbushur me plotë fjali nga më idiotiket që dalin nga një snob provincial, të llojit:

  • “u realizua takimi shumë me rëndësi me Ambasadorin e RMV ne Emiratet e Bashkuara Arabe me seli në Ebu Dhabi”,
  • “njoftuam Ambsadorin me rrjedhojën e vizitës”,
  • “në të njejtën kohë këmbyem mendime dhe ide për mundësinë e bashkpunimit zyrtar”,
  • “Ambasadori përshëndeti proaktivitetin tonë”!
    Dhe, mbi të gjitha, në këto “sintagma” të një “intelektuali” analfabet, gjendet edhe një fjali që flet tepër shumë për karakterin e dobët të Shaqir Fetait, për hipokriziinë e tij të pashembullt, për shpirtin e pederaftë të një “teologu”, për fabrikuesin e gënjeshtave dhe për njeriun që është në gjendje ta gëlltisë të kaluarën e tij kur shpirin dhe gojën e kishte përplot me Sulejman Rexhep!
    Shaqir Fetai thotë: “Unë në emër të delegacionit dhe në emër të BFI shprehëm falenderimet tona për aktivitetet e tija në poste të ndryshme, në veçanti në postin aktual te Ambasadorit në EBA…”
    Shaqir Fetai, në vend se të gënjejë, në vend se t’i bëjë fytyra ambasadorit Abdulkadër Mehmedit, të cilin dikur e trajtonte si “armik të BFI-së”, është mirë që t’i kërkojë të falur për rolin e vet tepër destruktiv në raport me ambasadrin përderisa ka qenë zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të RMV-së.
    Prej nga e gjenë forcën për t’i dalur para syve z. Abdulkadër Mehmedit, kur dihet fare mirë lufta e Shaqir Fetait, si anëtarë i Rijasetit të Sulejman Rexhepit, luftë kjo e zhvilluar mbi dhjetë vite kundër ambasadorit. Rijasetit të Sulejman Rexhepit, ku ka aderuar edhe Shaqir Fetai, asgjë nuk i ka interesuar, me asgjë nuk e ka “kushtëzuar” shtetin, madje kërkesë edhe më e fuqishme se kthimin e pronave, ka qenë pikërisht kërkesa për largimin dhe mënjanimin nga Ministria e Punëve të Jashtme të z. Abdulkadër Mehmedit. Shaqir Fetai mund t’i arsyetohet ambasadorit se ai nuk ka faj, se kështu dëshironte Sulejman Rexhepi dhe se anëtarët e tjerë të Rijasetit të gjithë ishin nën urdhërat e tij. Por ky arsyetim nuk ka kuptim, sepse, kur deshti Shaqir Fetai, kur iu shtuan apetitet e azhderit, pikërisht ky ishte ai që ia dredhi Mulla Sulës.
    Ja, po ia përkujtojmë Shaqir Fetait se kur ai ishte më i zëshëm në mbledhje të Rijasetit kundër ambasadorit Abdulkadër Mehmedit! Në mbledhjen e Rijasetit të mbajtur më 5 shkurt 2017 vendoset që të nesërmen t’i niset një letër Kryeministrit z. Zoran Zajev, të cilin do ta urojnë për formimin e qeverisë së re, dhe, me këtë rast, për të dëshmuar se kjo qeveri do të jetë e gatshme për të bashkëpunuar me BFI-në, do t’i kërkohen 11 kushte. Në mes tjerash, në këtë letër lëshuar më 6 shkurt 2017, Rijaseti i Sulejman Rexhepit, ku më i zëshmi ka qenë Shaqir Fetai, thuhet:
    “Duke qenë edhe ne si pjesë e kësaj shoqërie, mbi të gjitha si pjesë e forcave progresive që angazhohen me këmbëngulje për reforma gjithëpërfshirëse, ne si Rijaset kërkojmë që këto reforma të prekin edhe në sferën e interesave tona, prandaj kërkojmë:

1. Të bashkëkonsultohemi për postin e kryetarit të Komisionit për Marëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze,

2. Të bashkëkonsultohemi për postin e ambasadorit në MPJ të RM-së për shtetet e Lindjes së Mesme,

3. Masa adekuate disiplinore deri në largim të ambasadorit aktual për Lindjen e Mesme në MPJ të RM, Abdylkadër Memedi, i cili vazhdimisht angazhohet në dëm të BFI në RM”…

Kurse, në një letër tjetër, që është e formës ultimative, drejtuar deri te lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti, e datës 4 janar 2017, thuhet:
“Shkëlqesi,
Duke ju uruar shëndet dhe mbarësi në këtë fillimvit të ri, gjithashtu, Ju urojmë punë të mbarë dhe suksese në aktivitetet e reformave të përgjithshme që po i ndërmerr kjo Qeveri pjesë e së cilës jeni edhe ju, si subjekt politik shqiptar.
Në këtë vazhdë, Rijaseti i BFI-së në RM shpreson se këto reforma do t’i tangojnë edhe interest shumë të rëndësishme për këtë Institucion.
Së këndejmi, zoti Kryetar, Reisul Ulema i BFI në RM, i obliguar nga Rijaseti, kërkon një takim zyrtar me Ju në të cilën do të merrnin pjesë edhe disa Myfti, respektivisht, anëtarë të Rijasetit, ndërsa edhe ju mund të shoqëroheni nga bashkëpunëtorët e Juaj. Në këtë takim me Ju do t’i shqyrtonim dy pika:

1.Mundësinë e marrjes së postit kryetar të Komisionit për Marëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, si dhe

2. T’i mundësohet BFI-së që të propozojë deri tek Ju, largimin e Abdulkadër Mehmedit dhe propozimin e një emër për postin përgjegjës për shtetet e Lindjes së Mesme, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në RM, pas të cilit emër do të qëndroni ju si subjekt politik.”

Mjaftojnë vetëm këta dy dokumente që dëshmojnë për hipokrizinë e Shaqir Fetait, i cili ashiqare e gënjenë ambasadorin Mehmedi. Nëse Shaqir Fetai e mohon të qenurit anëtar i Rijasetit të Sulejman Rexhepit, me qëllim të arritjes së “pafajësisë së vet” atëherë, kush ia dha këtë të drejtë për t’u vetëquajtur “reis i BFI-së”?! Nëse jo Rijaseti atëherë shërbimet e ndryshme anti-BFI! Prandaj ekziston një përshtypje dhe një bindje e përgjithshme në opinonin tonë se, Shaqir Fetai është me mision të mbrapshtë! (epoka)

Leave a Reply