Hoti: Qeveria po bën hapat e nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë sot se Qeveria e Kosovës është duke i bërë hapat e nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit.

Hoti ka takuar sot një delegacion nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kryesohej nga Mattew Zais, zëvendës Ndihmës Sekretar Kryesor, ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësues të USAID-it, me të cilët diskutuan për zbatimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Lexoni të plotë postimin e Hotit:

Qeveria e Kosovës po bënë hapat e nevojshëm drejt implementimit të marrëveshjes së Washingtonit.

Bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj dhe ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, takuam një delegacion nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kryesohej nga z. Mattew Zais, zëvendës Ndihmës Sekretar Kryesor, ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësues të USAID-it, me të cilët diskutuam për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

I falënderova delegacionin amerikan për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës, në të gjitha periudhat e shtet ndërtimit.

Në këtë takim është diskutuar për nevojat ekonomike dhe energjetike të Kosovës, të cilat burojnë nga Marrëveshja e Washingtonit e 4 shtatorit 2020, e arritur në Shtëpinë e Bardhë dhe implementimin e projekteve të dakorduara në këtë marrëveshje. /Telegrafi/

Leave a Reply