Hoxha pyet Nezirin: A garantoni se nuk do të na vritni pas shpine si deri tani?

A garantoni se nuk do të na vritni pas shpine si deri tani?

Një pyetje për shefin e shtabit të BDI. A vlen kjo ofertë edhe për ne disa komandantë e ushtarë të UÇK-së, disa neper burgje e disa rrugëve të botës qe të rreshtohemi te BDI, pasi që paska vend për gjithë Shqiptarët te subjekti juaj dhe nëse na pranoni ne ish UCK duhet të viem tek ju kokulur apo ju na kërkoni falje, se nuk dihet ndoshta ne kemi bërë gabim 2001 qe jau mundësuam gjithë këto privilegje të cilat i gëzoni sot ju të BDI, e jo ne UÇK dhe populli. Kuptohet se ne ditët e sodit, nuk ju duhen trimat me armë por votat qe te vazhdoni me avazin e vjetër, dhe çka jepni si garanci që nuk dot na vritni mas shpine e të na futni burgjeve me procese të montuara.

U mundova ta shkruaj një shkrim me humor të hidhur këtij dhe hipokritave të bdi-DUI që ende mundohen ta mashtrojnë popullin pas gjitha këtyre tradhëtinave të shumta. Ne ish UCK kemi ber punën me të vështirë për ju o popull dhe të vetmin gabim qe mundeni me naj ofruar se pse ju besuam tradhtareve dhe jau lamë në dorë sakrificat e 2001. Por kjo akuzë nuk mban sepse ne kemi qen të aftë të luftojmë armikun tuaj dhe nuk kemi qenë të përgaditun që ta dallojmë tradhtarin, e ju populli po e shihni se kush janë dhe prapë po i votoni të keqen tonë dhe tuajën.

Ne UÇK nuk jemi të prirë që të mallkojmë dorën e atij i cili voton tradhëtinë, se ju kemi dashur dhe ju duam. Por mos harroni se Krijuesi i gjithësis aj nuk na pyet ne dhe vendos për Hak e drejtësi absolute. E nëse i votoni të keqen tonë mund te ju zen haku i jonë dhe i popullit.

Leave a Reply