Ambasadori Delawie kërkon edhe një takim ndërmjet Presidentes dhe liderëve

Ambasadori amerikan Greg Delawie, i cili ka marrë pjesë sot në takimin ndërmjet Presidentes Atifete Jahjaga dhe krerëve të partive në pushtet dhe liderit të AAK’së Ramush Haradinaj, ka komentuar rreth kësaj ngjarjeje. Ai ka thënë se mezi po e pret takimin e radhës.

Përveç Përfaqësuesit të BE’së Samuel Zbogar i cili ka kërkuar takim tjetër të partive politike edhe Ambasadori Amerikan Greg Delawie takim të ri.

“I mirëpres përpjekjet e sotme të Presidentes së Kosovës dhe të partive për gjetjen e zgjidhjes së ngërçit politik me anë të dialogut. Mezi po pres takimin e radhës” ka shkruar ai në Twitter.

Leave a Reply