Edhe një përpjekje djallëzore e radhës e dyshes Mulla Sulë-Mustafa Dauti! Po çkuptim kanë ndihmat përmes Myftinisë së Manastirit përveçse përpjekje e poshtër e kësaj dyshe për ta futur në grushta parinë e kësaj Myftinie dhe për tia bërë me dije se, nëse i nënshtrohen këtyre dy humanstëve do ti kenë punët mirë dhe rehat.
Nënshtrim i Myftiut të Manastrit do të thotë fshehje e gjurmëve të pista që kanë ngelur në këtë Myftini nga koha e ish-myftiut, Pëllumb Veliut.
Pëllumb Veliu është myfti i shkarkuar nga Mulla Sula për veprime jo të sinqerta dhe jo islamike që i ka ndërmarrur deri sa ka qenë myfti i Sulejman Rexhepit. Pëllumbi është ndëshkuar pikërisht për faktin që ato veprime i ka ndërmarrur krye më vete, pa e përfshirë në at kulaçe edhe Mulla Sulën.
Pas shkakrimit të tij emërtohet në mënyrë jo të rregullt dhe joligjore, Hamid Rasimi. Do të ishte shumë normale që në mënyrë normale të bëhej panim-dorëzimi i detyrës! Do të ishte shumë normale që myftiu i ri ta skenonte situatën dhe për këtë të raportonte te eprori i vet, te Mulla Sula!
Për shembull, ky farë Hamid Rasimi që pranon të bëhet alet i Mustafa Dautit, a e ka informur Mulla Sulën se çka është bërë me atë shumë të madhe parashë të BFI-së të cilat Pëllumb Veliu i futë në bankën piramidale TAT, edhe atë në mandatin e parë të Mulla Sulës si kryetar i BFI-së! Ku janë ato para? A i ka shpëtuar dikush ato para të grumbulluara nga fitri dhe zeqati i myslimanëve të vendit! A ka raportuar myftiu që dëshiron të merret me humanzëm për keqpërdorimin e qindra mijëra denarëve nga ana e pararendësit të tij, Pëllumb Veliu; a i ka folur për kontratat sy më sy, për tenderat e kurdisura! A i ka raportuar Mulla Sulës, myftiu që do të merret me humanitet se, shtëpinë e vet, të cilën Pëllumb Veliu ia ka lën vakëf BFI-së deri sa ti kthejë borxhet, në fakt e ka lënë edhe hipotekë në një prej bankave aktive në Maqedoni, duke ngelur BFI edhe pa vakëf edhe pa paratë e grabitura! A e di ky farë myftie i hamamit se pikërisht këto krime finansiare janë bërë në kohën e Mulla Sulës dhe, natyrisht, asnjë nga këto gabime nuk janë bërë pa lejen dhe dijeninë e vetë Mulla Sulës.
Humanizëm është që të angazhohesh dhe të bëshë çmos që pasurinë e grabitur tia ktheshë myftinisë, organit tënd, i cili e ka aset të krijuar nga djersa dhe gjaku i myslimanëve të varfër të Manastirit. Nuk është humanizëm që të mundohesh ta kamufloshë hajninë e Mulla Sulës dhe të Mustafa Dautit me petkun e humanistëve inekzistentë! Ta ndihmoshë hajninë e vakëfit është mëkat i cili nuk mund të shplahet me asjë aktivitet humanitar, aq më pak me aktivitetet e natyrës bajate të Mustafa hajnit.
Edhe diçka, është mirë të na tregojë myftiiu i Manastirit, Hamid Rasimi, se si 15 pako aq sa u dorezuan nga Mustafa Dauti, u shpërndanë për 150 familje! Duhet të dalë sa më shpejt e ta përgënjshtrojë Mustafa hajnin, ndryshe, edhe vetë ai do të llogaritet mashtrues, hajn dhe ndihmues i vjedhjes së kafshatës së fukarave të Manastiit.