Në një intervistë televizive, në pjesën kur do të flasë për aktivitete humanitare, Shaqir Fetai do të theksojë se si do t’i shpërndajnë 80 ton ndihma të ardhura nga Turqia! Veç kësaj, sipas Shaqir Fetait, do të shpërndajnë edhe një kontingjent tjetër ndihmash, kah mesi i muajit Ramazan, në peshë prej 80 tonësh, si dhe do të shpërndajnë mish!!!
Në një prej komunikatave të fundit për sa i përket aksioneve humanitare të OH Hilal, që funskionon nën patronatin e Shaqir Fetait, veç tjerash, thuhet: “OH Hilal gjatë tërë këtij muaji të Ramazanit, çdo ditë ka pasë aksione në të gjitha qytetet e fshatrat e vendit tonë, duke bë përpjekjen më të madhe në historinë e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të qenë në sofrat e të gjithë njerëzve e familjeve që kanë nevojë.”
Po këta, banda e Shaqir Fetait, jo që vjedhin e manipulojnë, por edhe gënjejnë rreptë, ngjashëm si patroni i tyre! Nuk mundet edhe të përcjellësh bastoret dhe kazinot, edhe të merresh me humanitet! Nuk mundet! Kjo dëshmohet edhe me aktivitetet e kryera gjatë Muajit të Mëshirës! Këto aktivitete përkojnë me këto data dhe aktivitete:
16, prill, 2021, – Kumanovë
18, prill, 2021, – Shkup
20, prill, 2021, – Kratovë
22, prill, 2021, – Gostivar
26, prill, 2021, – Prilep
26, prill, 2021, – Manastir
28, prill, 2021, – “Komunalecit”
30, prill, 2021, – Kerçovë
3, maj, 2021, – Resnjë
4, maj, 2021, – Veles
4, maj, 2021, – Shtip
4, maj, 2021, – Ohër
6, maj, 2021, – Strugë
7, maj, 2021, – Dibër
Shoqata e invalidëve të punës 20 pako
10, maj, 2021, – në Shkup “Sofra e Bajramit”, 300 pako mish!
Pra, në aktivitet kanë qenë vetëm 12 ditë të Muajit të Mëshirës dhe, hiç këtu 300 pakot e mishit, që janë nga mishi i kurbanit të vjemë apo të parvjemë, nga 4000 pakot e Turqisë i ndanë gjithësej 3.402 pako! Pra, nuk u shpërndanë fare rreth 600 pako! Kaq sofra ngelën të varfëra përgjatë Muajit të Ramazanit. Gjashtëqind familje nuk e shijuan ndihmën e dedikuar për ata! Gjashtëqind sofra ngelën të varfëra për shkak të shpirtprishunisë së bandës së Shaqir Fetait, i cili mundohet t’i mbulojë duke thënë se “gjatë tërë muajit kanë qenë në çdo qytet dhe në çdo fshat të Maqedonisë së Veriut!”
Gjithësesi, kemi informacione që flasin se, prej atyre 3400 pakove të shpërndara, rreth 700 janë vjedhur, kanë përfunduar në familjarët e shpërndarësve, kanë përfunduar në ato shtëpi që sipas dëshirës së “hartuesve të listave”, janë përfshirë si “shtëpi të varfëra” edhe familjarët e tyre! Do me thënë që, diçka mbi 2000 familje të varfëra sivjet kanë arritur ta gëzojnë pakon e ndihmës turke, të tjerat, i ka “hëngër kuta”! Sipas evidencave nga shoqatat humanitare të karakterit mysliman, vetëm në Shkup jetojnë në varfëri ekstreme mbi 4000 familje të varfëra. Kurse Shaqir Fetai garanton se “Gjatë muajit të Agjërimit do të zbresi në çdo sofër të myslimanëve të varfër anekënd vendit”!
Sikur të ndaheshin të gjitha pakot e donuara nga Turqia, në mesin e myslimanëve të Maqedonisë së Veriut do të kishte nja 4000 familje myslimane, që do t’ia mendonin edhe sofrës së Ditës së Bajramit dhe, pa dyshim që do të ndanin diçka nga ndihmat për ta kaluar disi edhe këtë ditë! Shaqir Fetai, i provokuar nga publikimet që ia nxorën sheshit premtimet e kota, u detyrua që të shpërndajë edhe nja 300 pako me mish, pako këto që mbulojnë vetëm 300 familje, pra, jo 4000 sa do të duhej të përfshiheshin nga ndihmat turke. Kush e pa këtë mish? Kush i pa këto pako? Ku u shpërndanë, si u shpërndanë këto pako, sepse megjithatë është “ndihmë autoktone”! A pati ndonjë komision, kush e solli vendimin e prekjes së mishit të maganizuar të kurbanit e që maganizohet nëpër frigoriferë të mëdha për nevojat e medresantëve! Apo, tërë kjo hajni u bë sa për ta “realizuar” atë që rastësisht i rrëshqiti nga goja e pakontrolluar Shaqir Fetait!
Vetë raportimet e “organeve” të Shaqir Fetait mbi shpërndarjen e dihmave humanitare prej 4000 pakove të donuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë, flasin për këtë shpërndarje të këtyre ndihmave:
18, prill, 2021, – Shkup 600 pako
20, prill, 2021 -Kratove 500 pako
22, prill, 2021, – Gostivar 400 pako
16, prill, 2021, – Kumanovë 250 pako
7, maj, 2021, – Dibër 160 pako
30, prill, 2021, – Kerçovë 200 pako
6, maj, 2021, – Strugë 200 pako
3, maj, 2021, – Resnjë 100 pako
4, maj, 2021, – Veles 170 pako
4, maj, 2021, – Shtip 200 pako
4, maj, 2021, – Ohër 128 pako
26, prill, 2021, – Prilep 200 pako
26, prill, 2021, – Manastir 160 pako
20, prill, 2021, – Kratovë 50 pako
28, prill, 2021, – “Komunalecit” 64 pako
Shoqata e invalidëve të punës 20 pako
Pra, sipas këtij raporti mbi shpërndarjen e pakove në terren, shihet se, prej 4000 pakove të donacionit turk, gjithësej janë shpërndarë 3.402 pako! Ndoshta kanë menduar që të ekonomizojnë me këto pako humanitare, të ndajnë diçka, të lënë anash me qëllim që të shpërndajnë për raste ekstreme të varfërisë! Megjithatë, këto ndihma ishin të dedikuara ekskuzivisht për “Sofrën e Ramazanit”! Për raste të varfërisë ekstreme, le t’ia mendojë OH Hilal si dhe Shaqir Fetai, le të zhvillojnë aksione, sepse, popullata jonë është e dëshmuar si një ndër popujt më human në fytyrë të tokës! Le të zbresin në popullatë dhe le të bashkëpunojnë me popullatën, e cila, gjithësesi që kurrë nuk do të pranojë të bëhet palë me hajnat në “humanitet”!
Banda e Shaqir Fetait, jo që kurrë nuk do të bëjë hajër në humanitet por, do ta nëpërkëmbin edhe humanitetin e të devotshmëve, do ta vjedhin e do ta “fshehin” me qëllim që sa më pak të kenë angazhime në ndihmë humanitare. Sepse, për këtë soj humanistësh, ndihma humanitare llogaritet “hangari hesapi”! Ose, mundësi për të vjedhur e dërguar në shtëpi pako “pa adresë”!
Përmes rrenave në humanitet t’i mund të “përfitoshë” simpatinë e nja 2000-3000 të varfërve, por e humb përkrahjen e myslimanëve të tjerë, e humb dashurinë e Allahut xh.sh.
Çka fitoi Shaqir Fetai me rrenën kur e tha në mes të intervistës televizive se, nga mesi i muajit Ramazan do të shpërndajmë edhe 80 ton ndihma si dhe mish! Ai jo që nuk i shpërndau plus 80 ton por, edhe nga ai 80 ton që e pati donacion nga Turqia, 12 ton ndihma “nuk e di” se ku iu tretën, plus këtu edhe nja 700 pako apo 14 ton që i vodhën “aktivistët” e tij!
A i ka parë dikush prej Myslimanëve të Maqedonisë se si erdhën ato ndihma prej 4000 pakove prej Turqisë! Duhej të ishte një maune e madhe, dhe jo ndonjë kokërr guri që mund të fshihej në xhep! Askush nuk e pa, ë! Po ama, nuk ngeli mysliman i Maqedonisë së Veriut pa i parë bandën e Shaqir Fetait se si e (keq)shpërndajnë ndihmën që e patën amanet! Allahu xh. sh. në ajetin 271 të Sures El Ebekare thotë: “T’i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë, por t’ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.”
Pra, aksionin e nisën tre ditë pasi filloi Muaji i Agjërimit, kurse e përfunduan tre ditë para se të përfundojë ky Muaj, duke e përcjellë me aksion tjetër “Sofra e Bajramit”, të cilën e rrumbullaksuan me treqind pako me mish për të gjithë të varfërit dhe nevojtarët e vendit! Këta jo që nuk bëjne humanitet por këta edhe tallen me të varfërit! Madje, nuk përtojnë që të tallen edhe natën e Bajramit! Publikojnë edhe një informatë qesharake dhe, për më tepër tmerrësisht cinike: Aksioni “Sofra e Bajramit” në Maqedoninë Perëndimore”! A e di banda e Shaqir Fetait se cilat vise përfshihen në këtë “Maqedoni Perëndimore”? Sa hapësirë gjeografike përfshihet nën këtë nocion gjeografi? Sa familje të varfëra jetojnë në këtë pjesë të Maqedonisë? Ose i bie që, Komuniteti Shqiptar Islam në Austri – ALKIG, të jetë përfshirë në hajninë e madhe të BFI-së së Shaqir Fetait dhe në manipulimet me ndihmat humanitare. Sepse, me 50 pako ushqimore sa u shpërndanë në këtë “aksion humanitar”, nuk mund të thuash se ke zhvilluar aksion humanitar në tërë Maqedoninë Perëndimore! Për të qenë ironia edhe më e pistë dhe më e pashpirtë, banda e Shaqir Fetait nuk ia përton që këtë “infomatë” ta përmbyllë me “u bë përpjekja më e madhe në historinë e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të qenë në sofrat e të gjithë njerëzve e familjeve që kanë nevojë.” A e dinë këta banditë se kur fillon historia e Bashkësisë Fetare Islame? A e dinë këta banditë se në “vitin e Shaqir Fetait” u bë manipulimi dhe keqpërdorimi më drastik i ndihmave humanitare, u bë nëpërkëmbja dhe fyerja më e rëndë e çdo pakoje të ndihmave humanitare, sepse u ndanë në emër të bixhosxhiut më të pashpirtë! Familjet e varfëra myslimane në Maqedoninë e Veriut u ndanë në “favoritë” dhe “jofavoritë” të BFI-së, në stilin e militantizmit partiak! A do me thënë ky “fakt historik” se, për sa vite që ka qenë myfti dhe anëtarë i Rijasetit Shaqir Fetai, nuk ka bërë kurrfarë aktiviteti humanitar? Po, nuk ka bërë, sepse ka qenë në shërbim të vjedhjeve dhe manipulieve me ndihmat humanitare nga ish-kryetari i OH Hilal, Mustafa Dautit, të cilin tani e ka “ministër të jashtëm e të brendshëm të kabinetit qeveritar” të Shaqir Fetait!
Këta nuk kërkojnë shlyerje të mëkateve, sepse, vuajnë për lavdërim e për vetlavdërim!
Kjo nuk është “energji negative” që e rrethon Shaqir Fetain, por, një analizë e punës së Shaqir Fetait e vënën nën llupën e Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI-së nga të gjitha shkeljet juridike dhe parimore që bëhen në BFI-në e kapur nga Shaqir Fetai me bandën e vet!
Le ta sjellim këtu edhe ajetin 177 të Sures El Bekare, që thotë: “Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.”
Në cilën fjalë të shenjtë të këtij ajeti kuranor mund ta gjejë veten Shaqir Fetai dhe banda e tij “humanitare”? Pa dyshim, në asnjë! Prandaj Shaqir Fetai dhe banda e tij refuzohen me neveri prej pjesës dërmuese të myslimanëve të vendit! Këtë në çdo moment e ndjenë edhe Shaqir Fetai, por, tipat e komunitetit të shpezëve të llojit “orao”, janë të operuar nga ndjenja e refuzimit, sepse misioni i tyre është mos të thyhen nga refuzimi gjithëpopullor por të vjelin informacione nga shtresat popullore!
Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI në RMV