Hyn në fuqi amnistia penale, nis lirimi i 700 të burgosurve

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi ligji për amnistinë penale. Prej tij do të përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Gjithashtu përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. Bëhet fjalë për të dënuarit burra që u kanë mbetur për të vuajtur më pak se 4 vjet burgim dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite.

Gjithashtu përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.

Vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja do ta ndjekë këtë proces në burgun e Rrogozhinës.

Leave a Reply