Kombëtarja shqiptare nisi sot përgatitjen për ndeshjen e parë të Europianit që do të luaj më 15 qershor ndaj Italisë, kampionëve të europës në fuqi.
Pas një dite pushim që trajneri la lojtarët të cilët vinin menjëherë nga udhëtimi që patën nga kampionë Austri drejt Kaizeraut, ku është edhe baza kuqezi e Europianit dhe pas miqësores së fundit ndaj Azerbaixhanit, sot nisi program anti-Itali.
Trajneri Brazilian dhe stafi I tij ka planifikuar që do të zhvillohen nga dy seanca stërvitore në ditë, paradite dhe pasdite deeri një ditë përpara ndeshjes të së shtunës.
Ndërkohë do ditë do të ketë prononcime nga lojtarët e kombëtares rreth gjendjes së ekipit atmosferës dhe padyshim, për ndeshjen e madhe që na pret. Në konferencën e së hënës ishte mbrojtësi i Lazios dhe kombëtares sonë, Elseid Hysaj.
Elseid Hysaj- futbollist i kombëtares: Kemi punuar shumë fizikisht. Nuk kemi qenë në 100%-n tonë në dy ndeshjet miqësore. Treguam se jemi në formë të mirë dhe po stërvitemi akoma më shumë që të jemi gati për ndeshjen me Italinë. Theksi në stërvitje nuk vihet në një pikë. Po punojmë që të jemi sa më kompaktë dhe të mos lëmë shumë hapësira për kundërshtarët. Po punojmë në aspektin e kompaktësisë, të jemi sa më afër njëri-tjetrit në fushë.
Sa i përket Italisë, ndeshjes që të gjithë e presin me padurim, duke qenë se edhe edhe debutuesja për ne, Hysaj thekson:
Elseid Hysaj- futbollist i kombëtares:Duket nga jashtë si një skuadër në vështirësi, por nuk është ashtu siç duket. Unë e njoh Italinë. Është skuadër shumë e fortë, ka individë të fortë. I njoh, pasi kam luajtur ndaj tyre, një pjesë i kam edhe shokë skuadre. Ta marrim seriozisht, sepse Italia nuk është ashtu siç duket në miqësore. Janë tri ndeshje shumë të forta, por edhe shumë të bukura. Duhet ta gëzojmë këtë Europian, nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Të kemi besim te vetja, mund të jemi një nga surprizat e Europianit.
Ndeshja Shqipëri-Itali do të luhet të shtunë e 15 qershorit në Stadiumin e Dortmundit në orën 21:00 dhe do të jetë gjithashtu ndeshja e parë e Grupit B.