Ai quhet vullkani Katla dhe ndodhet në Islandë. Studiuesit e zonës thonë e ai po shfaq shenja të dukshme që tregojnë se mund të shpërthejë.
Ekspertë nga Islanda dhe Britania kanë treguar se vullkani Katla po çliron shumë dioksid karboni, gjë që tregon se dhomat e magmës po mbushen me shpejtësi të madhe.
Ata gjithashtu kanë treguar historinë e këtij vullkani, ku duket se ai ka shpërthyer një herë në 50 vite, por nga hera e fundit janë bërë një shekull që nuk ka shpërthyer, ky është një tjetër tregues se ai mund të jetë gati për të dalë në sipërfaqe.