Sinoptikanët: Problem do të jenë ngricat
I ftohti polar me temperatura nën zero gradë ka mbërritur edhe në Shqipëri. Sipas sinoptikanëve kjo situatë do të na shoqëroje përgjatë javës së tretë të dhjetorit.
“Temperaturat e ulëta do të shkojnë deri në -5 gradë në zonat malore, ndërsa temperaturat maksimale në vend do të arrijnë deri në 13 gradë celsius”.
Reshjet do të mungojnë të paktën deri të premten, megjithatë problem mbeten ngricat.
“Vranësirat e kombinuara me temperaturat e ulëta do të krijojnë ngrica në akset rrugore, ndaj këshillohet të behet kujdes”
Sipas sinoptikanëve ky do të jetë dhjetori më i ftohtë i viteve të fundit, ndërsa mesataret e temperaturave janë të krahasueshme me ato të viteve 90’.