Protesta kundër “Ballkanit të Hapur”/ Berisha dhe mbështetësit e tij para Kryeministrisë! Blindohet gjithë zona

Aty pritet të mbahet protesta kundër takimit të “Ballkanit të Hapur”, që sipas ish-kryeministrit Sali Berisha është një nismë dashakeqe ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërkohë raportohet se dyert e Kryeministrisë janë blinduar për të shmangur çdo lloj incidenti, ndërsa pranë saj qëndrojnë edhe makina ujëhedhëse.

Ndërsa po ecte në bulevard për ish-kryeministrin nuk ka munguar edhe mbështetja e drejtëpërdrejtë e qytetarëve. Mes tyre ishte një zotëri, i cili iu drejtua Berishës duke thënë: “Unë ty nuk të ndahem, do jem me ty. Ke shumë gjynahe po unë do ti marr bashkë me ty dhe ty nuk të ndahem.”

Leave a Reply