Biografët e ndryshëm që janë marrur me jetën dhe veprimtarinë e spiunëve, nënvizojnë se spiunët, edhe pasi të lirohen nga angazhimi i tyre policesk, edhe pasi të pensionohen, ata edhe më tej ngelin me të njëjtin ves: spiunojnë! Nëse tashmë nuk do të mund të spiunojnë për askend, sepse fundi i tyre gjithnjë është dekonspirues, ata në çdo kuvend odash e logjesh, do të vetëspiunohen. Vetëlavdërohen duke mos kuptuar se po spiunohen. Spiunimin e kanë në gjak
Nga Mahir Rexhepi
1.
Dikush vdes për të takuar politikanë dhe për t’u fotografuar me ata. Kjo jo se ua di peshën, jo se ua di vlerën politikanëve porse, thjesht, sepse pamjet e tilla u duhen për lavd. Këtu pastaj poltikanët bijnë pre e nevojës së turlifarë idioti për lavd e që, një ditë, kur të kuptojnë se janë fotografu me spiunë e me tradhëtarë, me kriminelë e me vrasës, do të turpërohen!
Një prej lavdëruesve të këtillë është edhe Shaqir Fetai! I shkreti, vdes për t’u fotografuar me turlifrë mahlukati. Çka e shtyn të ngratin që të vizitojë ambasada e të fotografohet me aq shumë ambasadorë nëse jo nevoja për t’u lavdëruar?! Shaqir Fetai është njëri nga vizituesit e takuesit më të mëdhenj në vend me ambasadorë! Çka e lidhë këtë avdall puna me ambasadorët e Maqedonisë së Veriut që veprojnë nëpër botë! A mos e ka mision të ngarkuar nga Ministri i jashtëm, Bujar Osmani, sepse Shaqir Fetai ka vizituar e takuar ambasadorë më shumë se Osmani!
Ç’është kjo dashuri kaq e madhe për të vizituar ambasada maqedonase? Natytrisht, dikur nëpër ambasadat jugosllave funksiononin edhe zyret e UDB-së, në të cilat, shpesh spiunët e akredituar futeshin për të dhënë “informacione taze” për shqiptarët patriotë në ilegalitet. Nëse sot nëpër ambasadat maqedonase nuk ka zyre spiunazhi, kjo nuk do të thotë se zvogëlohet nostalgjia për këtë profesion ata që infiltroheshin, si “ORAO” etj.
Është edhe një motiv tjetër (që lidhet po me spiunazh) që Shaqir Fetait ia shton “afshin” për t’i vizituar ambasadorët. Malli për kushëririn, për spiunin tjetër familjar, i cili është ambasador dhe, të cilin e ka takuar 5-6 herë ndërsa hala nuk e ka vizituar, për shembull, myftiun e Prilepit, atë të Shtipit, atë të Resnjës, të Velesit etj. Me vizitat që ia bën ambsadave të ndryshme, Shaqir Fetai dëshiron që ta amortizojë dhe ta relativizojë vizitën që ia bën shumë shpesh kushëririt të vet ambasador! Po pse dy udbashë kanë nevojë që të takohen zyrtarisht kaq shpesh? Këtë mund ta dijë vetëm Shaqir Fetai!
2.
Shaqir Fetai tashmë është dëshmuar katërcipërisht (madje për të ka edhe shumë barcoleta) si njeri që habit me këmbënguljen e vet në thirrjen e personave të ndryshëm që ta vizitojnë dhe ta pijnë një kafe apo çaj me të! Jo që ka ndonjë hajër Bashkësia Fetare Isame, jo që ka ndonjë të mirë për myslimanët e vendit, porse, thjesht, ky është ves shumë i keq i Shaqir Fetait! Ai e ka në shpirt që të shërbejë si informator, të informojë! Asnjë personalitet në vend, asnjë subjekt institucional, juridik e fizik, nuk informon kështu si Shaqir Fetai për vizita e takime ditore me persona të papërfillshëm, të kotë, të padobishëm. Asnjë subjekt në vend nuk lajmëron për takime me miq e me shokë, të tashëm e të dikurshëm. Ky nuk është misioni i asnjë subjekti me relevancë. Por ama, kur e ke mision, kur e ke në gjak spiunimin, atëherë, të duhen tema! Prandaj, i fton, i bënë temë lajmi dhe informon!
Shaqir Fetai nuk ka kohë dhe nuk ka guxim që të dalë nga zyrja e të vizitojë myftini në prag të Muajit të Bekuar të Ramazanit dhe ta organizonte një program më profesional, t’u jepte angazhime konkrete, t’u kërkonte përgjegjësi dhe t’u ndante detyra vartësve të vet vegla! Nuk ka koh, sepse kohën po e harxhon në pritje të turlifarë duduki që duhet me i ardhrur në zyre dhe me ia uru postin “reis” që e vodhi në mënyrën qyqare.
3.
Por, Shaqir Fetai ka një përgjigje: nuk mundem t’i detyroj myftinjtë e mi që nuk dinë të punojnë dhe nuk interesohen për të mirën e përgjithshme porse angazhohen vetëm për xhepin e vet! Pikërisht këtë fjalë e ka thënë në një lokal deri sa pinte kafe me “miq” të parëndësishëm pas faljes së teravisë së parë!
Do me thënë, meqë “vartësit” e vet i ka analfabetë, ka shpikur një “aktivitet” krejt të kotë sa t’u dëshmojë atyre se çfarë “reisi” kanë me mendtë kalavesh rrushi! Këtë “aktivitet” Shaqir Fetai po e ushtron duke nxjerrë çdo ditë nga notesi i vet amator, thënie që ia kushton agjërimit! Me këtë dëshiron që ta dëshmojë edhe “devotshmërinë” e vet, ndonëse nën hijen e flatrave të “ORAO-s!
I gjori, duke qenë përjetësisht nën influencën e këshillave UDB-eske, ai do të shkruajë edhe “margaritarë” të llojit siç e gjenë te “shënimi 3”, e që thotë: “… Agjërimi si institucion… për të ndryshuar botën nga formimi i familjes, shoqërisë, jetës…” Pra, kjo botë qenka krejt e mbrapshtë, duhet të ndryshohet, këto familje e shoqëri, nja dy miliardë myslimanë qenkan të kotë, prandaj bota duhet të ndryshojë duke filluar nga familjet! Këshilla tipike të UDB-së!
Më tej thotë: “Ramazani është fenomen i pashtershëm i ideve të formimit të individit…” Atëherë, kjo na lë të nënkuptojmë se Shaqir Fetai kurrë në jetën e vet nuk paska pasur lidhje me Ramazanin, sepse, si ndryshe të ketë ngelur individ kaq i paformuar, pa personalitet dhe kaq shpirtzi!
Se Shaqir Fetai është hipokrit i pakrahasueshëm (sepse nuk gjendet edhe një si ai), dëshmon edhe një “postulat” që e sjell në “shënimin 2”, duke thënë: “Andaj, kuptonie një të vërtetë. Ramazani është i dashuri ynë me begati të shumta për të ngritur dinjitetin tonë shpirtëror dhe moral.” Çfarë dinjiteti shpirtëror e moral mund të vërejë njeriu te Shaqir Fetai? Njeriu që tradhëton, që spiunon, njeriu që kryen komplot, njeriu që i ngulë thikën pas shpine “babait të vet shpirtëror”, njeriu që abuzon me paratë prej fitri e zeqati në blerje të rehatisë së vet në kolltukun i cili mund të jetë edhe me kunja! Këtij t’i ketë bërë hajr Ramazani? Ky specie dhe begatitë e Ramazanit janë miliona kilometra larg njëri tjetrit!
Në “shënimin 1” Shaqir Fetai na e dëshmon një të vërtetë të madhe e cila vetëm për të nuk mund të vlejë! Ja pse! Ai thotë: “E gjith kjo ndodh se agjërimi lidh fuqishëm njeriun me Zotin.”! Nuk dëshirojmë të themi se Shaqir Fetai nuk agjëron! Agjeron por, e ka për formë, hipokrit bre! Hipokriti jo një muaj, por le të agjërojë po deshti edhe tërë jetës se, e ka të pamundshme lidhjen me Zotin! Nuk e pranon Zoti këtë lidhje, Ai e refuzon hipokritin! Një agjërim i hipokritit, i cili nuk pranon të pendohet në emër të Zotit, t’i kërkojë falje për të gjitha ato mbrapështi që i ka bërë, që ka marrur njerëz më qafë, që ka shpërdoruar pozitë dhe detyra kushtetuese, duke shitur e vjedhur vakëf, duke pakësuar vakëfin, duke i premtuar buste e përmendore në Tetovë njerëzve të Putinit, duke u rrethuar me edepsëza e dinsëza – pra, një agjërim i një individi të tillë është më se i kotë. Zoti e di më mirë por, dihet sa çka na mëson Kurani i Madhërishëm për hipokritët, të cilët dinë edhe ta kenë gojën plotë Zot, të flasin mirë për islamin, të thërrasin në Rrugën e Drejtë por që nuk duhet t’u besojmë, sepse ata edhe islamin e përdorin për interesa të veta e jo për t’iu përulur vetëm Krijuesit tonë!
4.
A është islamikisht në rregull veprimi të cilin e ndërmori avdalli! Me krejt suitën e vet niset për në Bashkësinë Islame të Turqisë, për t’i dorëzuar paratë e grumbulluara nga myslimanët e vendit për turqët dhe sirianët që pësuan nga tërmeti apokaliptik që u ndodhi kohë më parë! Po supozojmë se, Shaqir Fetai e di se funksionon transaksioni bankar dhe se paratë nuk i ka çuar me “aktofkë” por përmes transferave bankare! A ishte farz që me suitën e vet të vizatohej në Turqi dhe të bëjnë aq shumë shpenzime sa, më tepër t’u kushtojë rruga dhe mëditjet se sa paratë që i kanë donuar! Apo deshti t’u thotë turqëve: ”ja, ja, krejt neve kemi kontribuar për popullin turk”! Po pse nuk shkoi edhe në Siri, në vendin që u godit nga tërmeti katastrofal! Nëse i ka dërguar përmes transaksioneve bankare, a nuk ishte kjo e mjaftueshme, pa marrur udhë për në Turqi? Jo, sepse kjo nuk paraqet kurrfarë lajmi për Shaqir Fetain! Për të e rëndësishme është që pastaj të ketë rast që në FB-un e vet të shkruaj “Reisul ulema u prit në Turqi…” Ky duhet të jetë lajm dhe jo humaniteti i myslimanëve të vendit tonë për popullin vëlla turk. Kur jemi te humaniteti, pash të Madhin Zot, pash këto ditë të agjërimit, a mund të na thotë Shaqir Fetai se sa para dha nga xhepi i vet në këtë aksion!
5.
Në Ditën botërore që i kushtohet personave me sindrom down, u përfshi edhe BFI sa për të bërë aktivitet me paketat e donuara nga arabët për të varfërit e vendit tonë. Pako me artikuj ushqimor u shpërndanë familjarëve të 120 fëmijëve me këtë sindrom për të cilët angazhohet një asociacion përkatës! Tani, me këtë sindrom mund të jenë të prekur edhe fëmijë të familjeve mjaft të pasura dhe, a nuk është ofendim për ta që t’u jepet nga një pako nga ndihmat për të varfërit!
Me këtë rast u tha edhe kjo gënjeshtër, natyrisht, e porositur nga Shaqir Fetai: “Një ndër prioritetet e Bashkësisë Fetare Islame me në krye Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu është ngritja e ndërgjegjes së shoqërisë mbi nevojat dhe potencialin që kanë personat me sindromën Down.” A mund të na e numrojë dikush nga BFI vetëm një aktivitet për këtë komunitet të prekur me sindromin në fjalë e që do të dëshmojë se Shaqir Fetai i ka në krye të prioriteteve! Jo që nuk e ka pasur kurrë prioritet por, madje as që ka ndërmarrur ndonjë aktivitet, për shembull, në mbledhje të ndihmave financiare, për t’i donuar lodra e mjete tenike aq të nevojshme për një asociacion që mbanë nën përkujdesje fëmijë të kësaj kategorie. Me rrena nuk shkohet në Xhenet, o Shaqir Fetah! Të paktën, mos kërko që edhe stafi yt të të përngjajë ty, sepse nuk je mall për t’u përdorur si shembull i mirë!