Ngjarjet aktuale në Maqedoninë e Veriut janë pasojë e shkathtësisë gjithëpërfshirëse, të planifikuar, të koordinuar, themelor dhe të gatshëm për aksion zbulues të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm me qëllim të ndalimit të vendit në rrugën euroatlantike, shkruan Instituti ndërkombëtar për studime ballkanike dhe të Lindjes së afërt IFIMES nga Lubjana, Slloveni, në analizën e thelluar për situatën politike të Kosovës – Shqipërisë – Maqedonisë së Veriut në vitin 2019, njofton Koha.mk
Në analizën IFIMES përkujton se Republika e Maqedonisë së Veriut e nënshkruajti protokollin e anëtarësimit në NATO më 6 shkurt të vitit 2019, se në rrjedhë është ratifikimi i protokollit në shtetet anëtare të NATO-s dhe pritet anëtarësimi me të drejtë të plotë i Maqedonisë së Veriut të konfirmohet në Samitin e NATO-s në Londër në dhjetor të këtij viti.
“Sulmet ndaj Maqedonisë së Veriut, përkatësisht përpjekjet për diskreditim të pushtetit dhe institucioneve të shtetit do të vazhdojnë. Përvojat tregojnë, se diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Mal të Zi, deri në momentin e anëtarësimit të saj me të drejtë të plotë në NATO. Operacioni ndërkombëtar i inteligjencës “Reket” kohë të gjatë është përgatitur dhe me shkathtësi është menduar jashtë Maqedonisë së Veriut. Me kujdes janë zgjedhur, dakorduar aktorët për role të caktuara. Në Maqedoninë e Veriut nuk ka ekzistuar mbrojtje adekuate kundërzbuluese e kryeministrit Zoran Zaev (LSDM) dhe funksionarëve tjerë të lartë në shtet. Për shkak të asaj nevojitet zbatim i përshpejtuar i reformave në sektorin mbrojtës dhe zbulues të sigurisë, sepse ende në atë sektor dominojnë kuadro të ish kryeministrit Nikolla Gruevski (VMRO-DPMNE), përkatësisht ish shefit të shërbimit të fshehtë të Maqedonisë Sasho Mijallkov (VMRO-DPMNE). Në pozita të rëndësishme në ushtrinë e Maqedonisë ende gjenden kuadro të regjimit paraprak. Kontrollimi (vetingu) i cili filloi në suaza të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës të Maqedonisë së Veriut si hap i parë drejt profesionalizimit të tërësishëm të strukturave të sigurisë. Në operacionin zbulues ndërkombëtar “Reket” e kahëzuar kundër Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe udhëheqësia e saj marrin pjesë përveç politikanëve, individëve, vëzhguesve nga institucionet shtetërore, gazetarë, estrada, biznesmenë, profesorë, media dhe një numër i madh i individëve të cilët janë ose (jo) me vetëdije të tërhequr në këtë operacion të Inteligjencës. Qëllimi i operacionit të inteligjencës “Reket” është diskreditim, kriminalizim, eliminim dhe kolapsi pasues i Zoran Zaevit dhe Qeverisë së tij, duke shkaktuar kaos dhe ndërmarrje të pushtetit me ose pa mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme”, citohet në analizën e IFIMES.
Sipas analistëve, thuhet në kumtesën e IFIMES, ngjarjet aktuale në Maqedoninë e Veriut janë pasojë e aksionit gjithëpërfshirës, të koordinuar, themelor dhe me shkathtësi të përgatitur të inteligjencës të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm me qëllim të ndalimit të rrugës euroatlantike të vendit.
“Falënderim i reagimit në kohë dhe përpjekjet e sektorit të sigurisë-inteligjencës, megjithatë është shpërbërje e ndaluar e vendit, i cili ka qenë i gatshëm për realizim. Sipas vlerësimeve, regjimi i Nikolla Gruevskit pa ndëshkuar ka nxjerrë nga Maqedonia e Veriut mbi pesë miliard euro, ndërsa për operacionin për rrëzimin e pushtetit janë ndarë 500 milionë euro”, thuhet në analizën e IFIMES.
Për atë, vazhdon analiza, nga vlera e jashtëzakonshme është të përshpejtohet rruga euroatlantike e Maqedonisë së Veriut dhe të ndihmohet shteti së bashku me anëtarësimin me të drejtë të plotë në NATO të marrë edhe datë për fillim të negociatave me BE-në në tetor të vitit 2019.
“Sipas përvojës së Malit të Zi sulmet e Republikës të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht ndaj kryeministrit të shtetit Zoran Zaev, por edhe ndaj institucioneve të rëndësishme shtetërore (si sistem gjyqësor) do të vazhdojnë me intensitet të rritur, sepse me shok-doktrinat bëhen përpjekje për t’u destabilizuar vendi, të krijohet kaos dhe pamundësoi anëtarësimin e saj në NATO, dhe nëpërmjet rrugës ilegale të ndërmerren institucionet, përkatësisht të vjen në pushtet. Për atë veçanërisht e rëndësishme është për autoritetet e Maqedonisë sa më shpejtë që është e mundur të arrihet marrëveshje mes aktorëve kryesor politik dhe të sillet ligj për Prokurorinë Speciale Publike, sepse me atë do të konfirmohet përcaktimi për luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe vendosja e qeverisjes të së drejtës”, citohet në analizën e IFIMES.
Sipas analistëve, për atë është e rëndësishme në Maqedoninë e Veriut të formohen dhe zhvillohen institucione të fuqishme shtetërore, ndërsa jo individët të jenë sinonim për institucionet, në çka paralajmëron edhe BE.
Në hyrje të analizës IFIMES shkruan se konfrontimi i forcave botërore dhe lojtarëve rajonal të rëndësishëm ende ka pasoja të fuqishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku ende vlen sistemi i “enëve të lidhura”, përkatësisht jostabiliteti, si dhe stabiliteti, në një menjëherë transferohet në pjesët tjera të rajonit.