Sharra elektrike, qen antidrogë dhe zhurmë! Forcat speciale gjermane ‘përplasen’ me mafian shqiptare

Forcat speciale gjermane kanë kryer një aksion të madh policor këtë të martë në rajonin e Oberhauzenit për goditjen e mafias shqiptare.

Disa  nga dyert mësohet se janë hapur me sharra elektrike nga ana e forcave speciale, ndërsa detajet e aksionit ende nuk janë bërë me dije për shkak të sekretit hetimor.

Media prestigjoze ‘Bild’ bën të ditur se operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe sesi hetuesit kanë rënë në gjurmët e mafias shqiptare, ky detaj ende nuk është sqaruar.

“Se si ranë hetuesit në gjurmët e mafias shqiptare, kjo nuk sqarohet. Por gjithçka mund të ketë lidhje me dy therje me thikë në këtë rajon gjatë javëve të fundit, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë. Mendohet se ato erdhën si shkak i përplasjes mes shpërndarësve të drogës”, njofton gazeta BILD.

Në total janë lëshuar deri më tani 6 urdhër- arreste nga autoritetet për anëtarët e këtij grupi kriminal, ndërsa policia ka vënë në pranga 8 persona të dyshuar. Qentë e anti-drogës kanë gjetur në banesat e bastisura të paktën 3 kilogramë drogë ndërsa hetimet vijojnë.

Leave a Reply