Me paratë e myslimanëve, me paratë e fukarave, me paratë e djersës të dhënë fitër e zeqat, Shaqir Fetai shtron iftar për pasanikët e për jomyslimanët, për atesitë e për komunistë. Kaq e padhimbshme është paraja të cilën besimtarët e japin për zhvillim të jetës fetare islame?!
Nga Sihana Sulejmani
Shaqir Fetai vazhdon me këmbëngulje që të krijojë një traditë të çoroditur, të keqe e shumë të poshtër: të shtrojë iftar për njerëz të pasur, për qeveritarë e për njerëz të pushtetit. Madje thotë se iftari i tillë na paska “simbolikë domethënëse”! E po përveçse simbolikës së falënderimit për të gjithë ata që e instaluan në krye të BFI-së tjetër simbolikë nuk mund të ketë. Është iftar i nëpërkëmbjes së dinjitetit të myslimanit të varfër e të ngratë, është iftar i nëpërkëmbjes së dinjitetit të hoxhallarëve të vendit që janë të vetmit meritorë për zhvillimin e islamit në vend, si dhe, është iftar i përçarjes, i refuzmit të opozitës për shkak se ia lodhin elementet e pushtetit që e lëshuan si parashutë në krye të Instituconit fetar islam në vend.
Po ku i merr Shaqir Fetai të gjitha ato lekë për ta paguar një iftar gllamuroz që ua shtron pushtetarëve, priftërinjëve, atrestëve, komunistëve, si dhe ndonjë hoxhe që është binaku sijamez i tij në veprimtari policore, i cili pranon të ftohet në ifatr pa hoxhallarët tjerë pleq të cilët janë njëmiliona herë më kontribues se sa Shaqir Fetai në islam! Ku i merr paratë për ta paguar iftarin e qindra të ftuarve me meny prej më së paku 20 euro për person!? Kur ua kërkoi paratë myslimanëve të vendit, a u tha të kontribuojnë për mirëmbajtjen e Medresesë, apo për iftar të pushtetarëve të cilët as që kanë bërë hapin më të vogël për ta akredituar Medresenë?
Pse në këtë iftar mungoi kandidati për president, Arben Taravari? Pse mungoi opozita e qeverisë së kryeministrit teknik shqiptar, Talat Xhaferi? Kënaqësi e madhe për Shaqir Fetain që paskan marrur pjesë në iftar dy dekanë të uiversiteteve shqiptare në Maqedoninë e Veriut! Ndërsa nuk i ka ftuar dekanët e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup!
Mbi dhjetë mij euro iftar, të cilin Shaqir Fetai nuk e paguan nga xhepi i vet por nga arka e BFI-së! A ka keqpërdorim më të mëdh se ky fakt? Po pse Shaqir Fetai nuk e shtron një iftar të tillë gllamuroz për nja 3-4-500 të varfër nga tërë vendi? Pse nuk e shtron një iftar të tillë për të gjithë hoxhallarët e vendit, të cilët, natë e ditë japin kontribut për zhvillimin e fesë islame, të cilët natë e ditë i ftojnë e i lusin si lypësa myslimanët që fitrin dhe zeqatin ta japin në BFI, aty ku pastaj Shaqir Fetai e keqpërdor duke ua shtruar “darkën tradicionale” qarqeve që u bënë sebep që ai të vinte në një vend në të cilin, në kushte normale, as që guxonte ta ëndërronte veten në atë pozitë!
Shaqir Fetai, në emër të “rijasetit” të vet është dashur që të hap disa guzhina popullore ku do të hanin iftar të varfërit e vendit, një muaj rresht dhe, në fund, as që do të shpenzonte aq sa shpenzoi për iftarin e shtruar për pushtetarë e të pasur të cilëve as që u bën veshi “tërrt” për të varfërit e vendit.
Pas kësaj tradhëtie që ia bën parasë së myslimanëve të vendit, a ka fytyrë Shaqir Fetai që po këtyre myslimanëve t’ua kërkojë fitrin dhe zeqatin? Apo do t’i joshë me hurmat e Arabisë Saudite që na qenkan dhuratë e siguruar nga servilizmi i ulët i Shaqir Fetait që ia shpreh dhuruesve të hurmave pa të cilat edhe mund të shtyhet krejt Ramazani! Apo, siç e ka qejf të tallet Shaqir Fetai duke thënë: “ai që çel iftar me hurma, fitrin e ka më të lartë”! Turp!