Ikin mbi një milion ukrainas/ Refugjatët e luftes do të marrin qendrim të përkohshëm në Europë

Organizata e Kombeve të Bashkuara bën të ditur se mbi 1 milion refugjatë janë larguar tashmë nga Ukraina, ndërsa kriza vazhdon të përkeqësohet.

Kreu i Misionit Humanitar, Filippo Grandi u shpreh se ky është një nga eksodet më të shpejta që ai kishte parë në më shumë se 40 vjet.

“Gjithsej 249 civilë janë vrarë dhe 553 janë plagosur në javën e parë të armiqësive në Ukrainë. Shumica e viktimave civile u shkaktuan nga raketa, sulme ajrore, granatime dhe ndikime të tjera shpërthyese. Një milion njerëz të tjerë kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje në javën e luftimeve, rreth 2% e popullsisë totale të vendit. Për shumë miliona të tjerë, brenda Ukrainës, është koha që armët të heshtin, në mënyrë që të sigurohet ndihma humanitare.”

Ndërkohë, Republika Çeke vendos një gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore për shkak të fluksit të refugjatëve.
Sakaq, Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian dhanë mbështetje unanime për një plan për t’u dhënë qëndrim të përkohshëm ukrainasve që ikin nga pushtimi rus.

Leave a Reply