Një aktivist rus është arrestuar nga policia ditën e enjte pasi kishte pozuar gjysmë i zhveshur pranë një kryqi të madh prej druri.
Aktivisti mori guximin dhe imitoi kryqëzimin e Krishtit pranë selsisë së Moskës, agjencisë më të lartë të sigurisë kombëtare.
Pavel Krisevich u arrestua në momentin kur dhe aktivistë të tjerë iu bashkuan duke hedhur lende djegëse. Ata gjithashtu shpërndanë dhe letra të cilat simbolizonin materiale nga çështje penale.
Organizatorët e veprimit thanë se ata donin të tërhiqnin vëmendjen e publikut për aktivitetet e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), agjencia kryesore pasardhëse e KGB.
Aktivistët e opozitës kanë kritikuar FSB për shtyrjen e hetimeve me nuanca politike si pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të mbytur disidencën.