“Mos më pyeti sa vite kam, sepse, nga veprat e mia do ta kuptoni moshën time”
-Shaqir Fetai, filozof-
Nga Safet Rushiti
A e keni lexuar more “filozofinë” e Shaqir Fetait! O “filozofinë” ia dhjefshin qentë e Çegranit! O i është thënë miliona herë – o ahmak, mbylle, mos fol, sepse sa herë po flet, po e dh… fare!
Kush mundet ta deshifrojë “filozofinë” e Shaqir Fetait, e ka një trileqe nga autori i shkrimit! Po të ishte thënie e fortë, pa dyshim që do ta kishte dhuratë një fluturim turistik për në Hënë! Shaqir Fetai, pasi ka marrur një pozë si ata dylberat e ktunihershi, thotë: “Gjatësia e jetës nuk qëndron në numrin e madh të viteve, por në vepra dhe në gjurmët e mira që i le në to”! Kjo është ajo budallaki e “reisit” apo, ajo urtësi” e të marrit!
E parë, sintaksa e gjuhës shqipe nuk e pranon këtë fjali! Kjo do të thotë se Shaqir Fetai logjikon në serbisht e mundohet të shkruaj në shqip!
E dyta, logjikisht, është një fjali që vjen nga një i stërmoshuar por që ka logjikën e një fëmije pesë-gjashtë vjeçare, të atij fëmije lozonjar që ka kaluar ca ditë nëpër oda të burrave dhe që, sakaq i jepet t’ia këpusë ndonjë “urti”. (Ngjanë si ajo macja e vogël në arbain, kur del së bashku me macet e mëdha për të gjuajtur ndonjë gjë)!
E treta, as budallai më i madh, as krimineli më i famshëm, as ahmaku unikat nuk do të thoshte një fjali të tillë, sepse, e di që krejt ajo i përshtatet vetë atij, sepse kjo kategori e njerëzve, përfshirë këtu edhe Shqir Fetain, në jetën e tyre nuk kanë bërë asnjë vepër të mirë, që i bie se, nuk kanë bërë fare jetë, ndonëse mund të jenë në moshë 60-70 vjeçare!
Gjatësia e jetës pa dyshim që matet me vite që dëshmojnë për moshën. Mbase Shaqir Fetai dëshiron të thotë se vlera e jetës nuk varet nga vitet, sado qofshin ato, por nga veprat e mira! Kjo fjali po që ka logjikë!
Ndryshe, i bie që Shaqir Fetai nuk ka jetuar më gjatë se 12-15 muaj, derisa nuk ka nisur të belbëzojë ndonjë fjalë të tipit “papa-qebapa”, sepse, sapo ka nisur të flasë, sapo ka nisur të hedhë një hap në jetën e vet, ai vetëm gjurmë të pista ka lënë, vetëm gjëra të mbrapshta e të djallëzuara ka bërë! Ai mendon se me vetë faktin që paska hyrë në xhami paska bërë vepra të mëdha! Po ai edhe në xhami kur ka hyrë ka qenë i djallëzuar, ka qenë i preokupuar me tradhëti e me puç, me linçime e me komplote!
Apo, ndoshta mendon se, ai është “hafiz” dhe atiij i ljohet të veprojë gjithçka antinjerëzore. Ai, abdalli, mendon se, meqë është “hafiz”, popullata mund ta amnistojë nga krimet e tij dhe ta pranojë për “njeri të mirë”! Po ky, pa dyshim, që ka qenë “hafiz” dhe, si “hafiz” ka qenë edhe nxënës-spiun i oficerit të UDB-së serb, Stanko Dragoviqit! Tani, cilat janë veprat e mira që ia zgjasin jetën këtij farë biçim “hafuzi”! Edhe spiun edhe “hafuz”?!
Vërtet, me çfarë vepra të mira mund ta masë Shaqir Fetai moshën e vet! Kur të merren parasysh të gjitha veprimet e pista, të gjitha veprimet antinjerëzore, imorale, të gjitha planifikimet djallëzore, del puuna që Shaqir Fetai akoma është një adoleshent në fazën e hershme të tij. Ndaj dhe ia këput “filozofirave” të tilla, sepse, ia arsyeton ndërdija e tij prej adoleshenti. Jo vetëm kjo fjali, por tërë veprimtaria e tij dëshmon se Shaqir Fetai është me kapacitet intelegjence sa të një të riu të klasës së 7-8! Ndërsa, pa dyshim, për nga veprimtaria e tij, ai nuk ka jetë, akoma nuk ka lindur, dhe bën mirë të mos lindë fare, sepse, jeta e tij do të jetë një shembull për një jetë se si nuk duhet të jetohet, as shkurt dhe as gjatë! Sepse, të lindësh dhe ta degradoshë Bashkësinë Fetare Islame në një qendër agjentësh të huaj, kjo me të vërtetë që është avullim dhe shlyerje të të gjitha gjurmëve pas një stuhie apokaliptike! Erdhi si stuhi, iku si avull, fshiu gjithçka dhe, nisi një epokë e re. Një epokë e re do të jetë për BFI-në pas ikjes së Shaqir Fetait. Ikja e tij nuk do të shënohet me kurrfarë gjurme, por ama me histori të zezë gjithësesi që po!