Kur është në pyetje vjedhja dhe zhvatja e pronës së përgjithshme, atëherë kjo mundësohet vetëm përmes institucionalizimit të genjeshtrës. Në raste të tilla, kur dora e hajnisë funksionon në mënyrë perfekte, atëherë genjeshtrën e praktikon madje edhe “kleriku i devotshëm”
Shkruan Halid Sadiku
Këto ditë, isntalacioni politik në krye të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Shaqir Fetai, paska pritur në zyrën e vet një mysafir nga Kuvajti, një personalitet të respektueshëm nga bota akademike arabe, ekspert i çështjeve të vakfit, Shejh Hisham Ferhud El Mubarek! Informacioni nuk tregon se mysafir i kujt ishte ky personalitet, arsyen e qëndrimit të tij në RMV dhe me ftesë të cilit subjekt Shejh Mubareku gjendet në Shkup! Sido qoftë, lëvizja e njerëzve është e lirë dhe ata mund të gjenden kudo ku kushtet janë të përshtatshme për mysafirllëk!
Shaqir Fetai e paska informuar mysafirin e lartë me “letërnjohtmin” e BFI-së! “Fillimisht mysafirin Shejh Hisham Ferhud El Mubarekun e njohtova me organizimin dhe funksionimin e BFI e RMV si dhe synimet e saja në organizimin e jetës fetare”, informon Shaqir Fetai! Se cilat mund të jenë synimet e një organizate pa platformë dhe pa program por dhe pa planin akcional, këtë mund ta dijë vetëm Shaqir Fetai, i cili, botërisht dihet se ka për mision shkatërrimin e Institucionit të BFI-së si dhe dezorganizimin dhe sekrtarizimin e myslimanëve të vendit!
A i tregoi Shaqir Fetai mysafirit të lartë kuvajtas se BFI-ja organizon jetë fetare jashtë çdo rregulloreje të miratuar nga organet më të larta të BFI-së dhe jashtë kushtetutshmërisë së saj! A i tregoi Shaqir Fetai mysafirit kuvajtas se BFI-në e ka shndërruar në ojq private-personale, e cila kurrë nuk mban mbledhje të nivelit të lartë, dhe se praktikën për të raportuar para organeve më të larta të BFI-së (Rijasetit dhe Kuvendit) e ka devalvuar deri në mohim të këtyre organeve.
Po pse e paska pritur këtë ekspert të vakëfit? Për ta pyetur nëse ka gabuar që i ka refuzuar investitorët arabë të cilët veçmë kishin filluar projektin 5-6 milion dollarrë në qendër të Gostivarit ku parashihej që godina të behej pjesë jetike e vakëfit të kësaj Myftinie të BFI-së! A i tregoi mysafirit se investitorët arabë ikën të trishtuar nga Gostivari pasi që “myftiu” i Gostivarit, Shaqir Fetai, kishte vendosur t’iu kërkojë haraç për investimin e tyre!
A mos e pyeti mysafirin e lartë, Shejh Hisham Ferhud El Mubarekun, nëse ka bërë haram për vjedhjen e pronës vakufore, një parcelë për vete dhe një për funksonarin e madh të vendit, nga kierarkia më e lartë shtetërore! Këtë vjedhje Shaqir Fetai e bëri deri sa ishte myfti i Gostivarit, duke e mashtruar edhe ish-reis ul ulemanë! Po tani, si “reis”, Një Zot e di se çfarë vjedhjesh ka bërë, duke qenë i sigurtë se nuk do t’i raportojë askujt! Por ama, organet gjegjëse shtetërore e dinë datën e saktë kur e përvetësuan pronën e vakëfit, e dinë saktë, me emër e mbiemër se kush i vodhi këto dy prona (natyrisht, Shaqir Fetai me një “mikun” e vet, funksionar i lartë shtetëror! Nuk është për t’u habitur nëse ua nxjerr emrat VMRO dhe nëse i ka përfshirë në mesin e këtyre 127 funksionarëve të qeverisë aktuale që paskan prona të padeklaruara!)
Jo po, është nënvizuar qindra herë se Shaqir Fetai është një trukaxhi tepër naiv. I bën disa punë që në kushte normale, pa përkrahjen e shërbimeve nëntokësore, vështirë se do t’i rrekej atyre punëve të pista. E sjell kuvajtasin këtu vetëm sa për të hyrë në pazar me të që, ai, në Kuvajt, të ndikojë dhe sërish ta hapin çështjen e financimit të një numër të caktuar të teologëve, si dikur, para disa vitesh. Shaqir Fetai insiston që “lista e rrogave” të fillojë me të dhe me na dy-tre bashkëpunëtorë të tij, për të cilët ai garanton se mund të jenë lojalistë të atyreve që financojnë rroga!
Tashmë Shaqir Fetai e ka siguruar një rrogë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, gjë të cilën e dëshmon madje vetë personi që u bë sekser i sigurimit të kësaj rroge, ekskluzivisht për Shaqir Fetain!
Ky farë “reisi” e ka për zemër që të sigurojë gjithça për vete; t’i shfrytëzojë financat e BFI-së që nëpër botë të sigurojë rroga ”të mistershme” për vete! Madje, di edhe të luaj politikë me bashkëpunëtorët e vet: më përkrahni mua se do t’ju soguroj të gjithëve edhe nga një rrogë! Po pse të huajt të të japin rrogë? Cila është marreveshja dhe cili duhet të jetë ai shërbim për ta merituar atë rrogë! Imamllëku? Devotshmëria? Pse, këto cilsi stërviten dhe ruhen për rrogë të dytë e të tretë! Nuk janë për Allah?
Provën e cinizmit dhe të talljes me bashkëpunëtotrë të vet Shaqir Fetai e dha muaj më parë kur, i mori në një udhëtim “zyrtar” në Arabinë Saudite të gjithë anëtarët e Rijasetit të tij dhe që, që të gjithë i la të flinin në një dhomë, si delet e stanit! Natyrisht, për vete kishte “suitë”, mënyrë kjo për t’ua bërë me dije anëtarëve “të Rijasetit”” se kush është këtu “baba”!
A e pyeti Shaqir Fetai mysafirin e lartë kuvajtas, Shejh Hisham Ferhud El Mubarekun, a është hallall zhvatja dhe vjedhja e vakëfit; a është hallall shfrytëzimi dhe keqpërdorimi i letrave në vlerë që u dhanë nga qeveria maqedonase gjatë procesit të denacionalizimit; a e pyeti mysafirin kuvajtas se a është hallall dhe a llogaritet si shitje e pronave të vakëfit keqpërdorimi i letrave me vlerë të ndarë nga qeveria maqedonase për BFI-në; a i tregoi mysafirit të lartë se si për tu mbajtur mirë me qeverinë dhe me shërbimet antiislame dhe antikombëtare ka pranuar çmime qesharak në shenjë denacionalizimi të pronës së vakëfit. Në fakt, a i tregoi Shaqir Fetai se çfarë ka bërë me ato letra në vlerë, meqë deri më sot nuk ka blerë dhe nuk ka shtuar asnjë cenimetër vakëf nga ato bono të qeverisë në vlerë prej miliona eurove: i shpenzoi për rroga, i shpenzoi duke blerë rehati karrieriste apo i shpenzoi duke sponsorizuar grupe, sekte e lëvizje që nuk përkojnë askund me islamin dhe me shkollën juridike të cilës i përkasin myslimanët e vendit.
Një ditë, Shaqir Fetai do të japë llogari, do të përgjigjet para drejtësisë se a i shpenzoi me dedikim të gjitha ato bono në vlerë; një ditë do të përgjigjet për zhvatjen dhe për vjedhjen e pronës së vakëfit, e cila do t’i merret mbrapsht atij me gjithë “mikun e ngushtë” nga niveli i funksionarëve shtetërorë i cili, meqë është patriot i madh dhe atdhetar maqedonas, nuk prek pronë të shtetit por ia ka qejfi të përvetësojë nga prona e vakëfit. Këtë vjedhje Shaqir Fetai mundohet ta mbulojë me kthim të disa livadheve plot me shkurra e therra, për ç’gjë shkumon duke e theksuar këtë “sukses” ndërsa si pulë e lagur rri para faktit se ka vjedhë dhe ka përvetësuar vakëf, duke e njollosur edhe mikun e vet politikan, siç rri si pulë e lagur edhe para faktit se tash e dinë edhe organet gjegjëse shtetërore se, edhe ai edhe miku i tij, kanë hedhur mbi vete vakëf duke e vjedhur vakëfin e Gostivarit, siç e dinë edhe për rrogën e tij të dytë e të tretë të siguruar nga një përfaqësues shtetëror në EBA! I dinë edhe komisionet, të cilat do t’ia aktualizojnë sapo të mundohet Shaqir Fetai të paraqitet shqiptar e mysliman! Ai është i mallkuar që përjetë mbi kurriz të vetin, si “afis”, të mbajë njolla të papërballueshme të harmit!