Inteligjenca amerikane: Së shpejti Koreja Veriore mund të prodhojë bomba plutoniumi

Shefi i Inteligjencës amerikane, James Clapper ka thënë se shumë shpejt Koreja Veriore mund të posedojë plutonium të mjaftueshëm për të ndërtuar armë bërthamore pas rivënies në funksion të një prej reaktorëve të saj.

“Vlerësojmë se Koreja Veriore i është përmbajtur paralajmërimeve të veta duke zgjeruar kapacitetet në Yongbyon dhe duke rivënë në funksion reaktorin për prodhimin plutoniumit”, ka thënë ai.

Sipas tij, Pheniani ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të krijuar sistemin interkontinental të raketave balistike, transmeton KosovaPress.

Kjo vjen pasi Koreja Veriore lansoi një raketë me rreze të gjata veprimi, për të cilën kritikët thanë se është testim një teknologjie të ndaluar.Shtatorin e kaluar Pheniani kishte konfirmuar se fabrika kryesore në qendrën kërkimore nukleare Yongbyon i ishte kthyer operacioneve normale. 

Leave a Reply