UEFA shpërndan biletat, 6.400 në dispozicion për dy federatat
“Wembley” është gati për të pritur duelet gjysmëfinale të Euro 2020. Spanjë-Itali është padyshim sfida që premton spektakël, emocione dhe histori. Përballja mes tyre konsiderohet si një finale e parakohshme e turneut, por vetëm njëra prej tyre do arrijë që të luajë aktin final të turneut numër 16 të Europianit.
Për shkak të kufizimeve të vazhdueshme të lidhjeve ndërkombëtare, aktualisht në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm ata që banojnë në ishull do të mund ta shikojnë nga stadiumi këtë duel, ku do të pranohen deri në 60 mijë spektatorë, ekuivalenti i 75% të kapaciteti maksimal.
UEFA ka vënë në dispozicion të dy federatave respektivisht 6.400 bileta për secilin gjysmëfinalist. Një biletë që do shitet me çmimin prej 85 euro. Ndryshe nga Italia, që kërkoi test negativ të Covid-19 dhe një karantinë 5 ditore për tifozëve anglezë që do mbërrinin në Romë, Anglia duket se ia ka mbyllur totalisht kufinjtë tifozëve Azurrë, të cilët dëshirojnë të jenë me patjetër në stadium për të bërë sa më mirë atë që njihet nga të gjithë si lojtari numër 12-të.