Ish-oficeri sulmon kopshtin, rritet numri i viktimave në Tajlandë

Lajm i përditësuar: Të paktën 34 persona janë vrarë këtë  të mërkurë në Tajlandë pasi një ish-oficer policie hapi zjarr në një kopsht parashkollor për fëmijë. Sipas BBC, personi i armatosur është ende i lirë pas sulmit në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit.

Policia raporton se mes viktimave ka fëmijë dhe të rritur. Sulmuesi qëlloi dhe goditi me thikë fëmijë dhe të rritur ndërsa tani është në arrati. Motivi i sulmit është ende i paqartë.

Sipas informacioneve të deritanishme oficeri ishte shkarkuar së fundmi. Sipas policisë ai u pa për herë të fundit duke drejtuar një kamion të bardhë Toyota me katër dyer me targa regjistrimi të Bangkok.

Një oficer i lartë i policisë në provincën Nong Bua Lamphu është shprehur se dyshohet se 23 fëmijë ishin në mesin e viktimave.

Leave a Reply