Një ish-operativ i SAS-it, i cili ishte ngarkuar të vrasë bosin famëkeq të drogës dhe udhëheqësin e kartelit, Medellin, Pablo Escobar ka hapur kapakun e historisë së jashtëzakonshme.
Duke folur për emisionin, “Anything Goes” me James English, Peter McAleese shpjegoi se si u punësua si mercenar në vitin 1992 dhe kërkoi të trajnonte një ekip që do të fluturonte në territorin e kolumbianit me vetëm një mision – vrasjen e gangsterit famëkeq.
Sidoqoftë, ndodhi fatkeqësia dhe helikopteri i tyre u përplas me kompleksin e Escobarit, duke lënë të plagosur McAleese dhe një tjetër të vdekur.
Tani, ai ka shpjeguar se si arriti të merrte punën pas takimit dhe lidhjes së miqësisë me një burrë të quajtur Dave Tomkins, të cilit i ishin ofruar një milion dollarë për kokën e shefit të kartelit, transmeton Telegrafi.
McAleese shpjegoi se “Ne fluturuam drejt në Kolumbi dhe u takuam me një djalë të quajtur Jorge Salcido, ku na informoi se çfarë po ndodhte. Ne shkuam për të parë dy biznesmenë të cilët – në realitet – ishin pjesë e kartelit Cali”.
“Kishte një betejë të vazhdueshme midis kartelit Cali dhe kartelit Medellin dhe ata thjesht donin që Pablo të largohej nga rruga sepse ai po dëshironte të rrëmbente gjithçka për vetveten”, tha ai.
“Kishte gjithashtu përfshirje të ushtrisë në atë që Jorge Salcido ishte kolonel në ushtri. Ana e inteligjencës dhe e ushtrisë dëshironte që dy kartelet të përfundonin dhe menduan se do t’i bënin ata të luftonin me njëri-tjetrin, ata mund të zhduknin njëri-tjetrin”, shtoi McAleese.
Kështu, ata kërkuan armë M16 dhe raketahedhës, dhe ato u siguruan. Ishte ‘si Krishtlindja’ sipas McAleese.
Pas një periudhe trajnimi taktik në një kamp për pushkatim në xhungël, ata u nisën për të vrarë një nga kriminelët më famëkeq që bota ka njohur ndonjëherë.
Duke udhëtuar me dy helikopterë të maskuar në ngjyrat e ushtrisë, ekipi prej 12 vetash u nis për sulmin e tyre në kompleks, transmeton Telegrafi.
McAleese shpjegoi se “Një shumë prej rojeve të tij [të Escobar] dhe djemtë e sigurisë ishin thjesht persona që vraponin me një mitraloz në dorë”.
“Ne shkuam atje duke pasur me vete municion të mjaftueshëm për të vrarë pjesën më të mirë të 3,000 burrave. Ne ishim të ngjeshur deri në kokërr të syve, plus faktin që kishim një helikopter, i cili mendonim se do t’i ulte të gjitha poshtë. Besimi ishte në anën tonë, nuk u dyshua kurrë nga asnjë prej burrave”, tha ai.
Në një fatkeqësi të hershme, lajmi goditi shtypin para aksionit për shkak të një interviste të dhënë nga një anëtar i ekipit që u largua nga grupi, por ai nuk e dinte kush ishte shënjestra.
Vetëm McAleese dhe një person tjetër e dinin atë. Sidoqoftë, ajo gjithsesi la një ndjenjë tradhtie “Ne mund të ishim vrarë të gjithë sepse ai ishte egois”.
Pastaj, gjatë rrugës për në misionin përfundimtar, gjatë të cilit ata duhej të shmangnin radarët e ushtrisë dhe policisë për shkak të frikës se ishin në listën e pagave të Escobarit, helikopteri i tyre u rrëzua, duke vrarë pilotin.
Ekipi mbeti i bllokuar në xhungël në rrënojat e aeroplanëve të tyre. Vetë McAleese u plagos dhe u frikësua se nuk do t’ia dilte kurrë.
“Kur ata u larguan [për të marrë ndihmë] kuptova se kisha shkelur një nga rregullat e mbijetesës luftarake. Dikush duhej të kishte qëndruar me mua. Dhimbja ishte torturuese. Fillova të mendoj ‘çfarë jam duke bërë këtu, si e futi veten në këtë m…’”, tha ai.
“Kam dëgjuar disa zëra që vinin dhe nuk e dija nëse ishin njerëz të mirë apo të këqij, gjithçka që dëgjova ishte spanjisht. Unë thashë ‘nëse më marrin njerëzit e këqij, ata do ta bëjnë vdekjen time shumë të dhimbshme’”, tha McAleese.
“Kështu që, mora një granatë dhe nxora pinin, pastaj kapa një nën-automatik dhe e mbajta në njërën dorë. Ata nuk më panë dhe unë ia ngula automatikun në stomak”, pohoi britaniku.
Për fat të mirë për Peterit, doli se ishin miqtë e tij.
Pas një udhëtimi rraskapitës nga malet, ai arriti të sigurohej. Sidoqoftë, pavarësisht se fillimisht kishin vendosur të merrnin përsipër sfidën edhe një herë, ata kurrë nuk u kthyen në misionin për vrasjen e Escobarit.
McAleese përfundoi intervistën duke thënë se “Ne [kishim] vendosur të provonim edhe një herë, por gjërat po nxeheshin shumë. Policia dhe ushtria ishin ngritur, u bënë të gjitha llojet e akuzave [për] kush ishte pas saj”.
“Ata thjesht thanë ‘Më mirë është të lëmë të shkosh’”, kështu që u kthyem në Britaninë e Madhe dhe shtoi, “Unë nuk e di se si u ndjeva për këtë. Unë thjesht isha i lumtur që u ktheva”.
Pablo Escobar u vra përfundimisht në një operacion nga Policia Kombëtare Kolumbiane në vitin 1993, vetëm disa ditë para ditëlindjes së tij të 44-të. /Telegrafi/