ISIS sulmon Rusinë: Dy të vrarë dhe shumë të plagosur

Një autobombë ka shpërthyer në Dagestan pranë një punkti policor rreth qytetit Derbent, ka bërë të ditur ministria e punëve të brendshme të Rusisë.

Ndërkaq, Shteti Islamik përmes një mesazhi në Twitter, ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, transmeton Telegrafi.

Dy persona kanë mbetur të vrarë, derisa 17 tjerë janë plagosur nga sulmi me autobombë, duke përfshirë gjashtë policë dhe gjashtë civilë.

Sipas raporteve paraprake, makina kishte kaluar përmes një postblloku policor ku më pas ka shpërthyer. Raportohet se sulmin e ka kryer një kamikaz i cili në ato momente po ngiste veturën. /Telegrafi/

Leave a Reply