Itali, goditet organizata e trafikut të kokainës, 20 të arrestuar

Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion antidrogë, ku janë arrestuar 20 persona, mes tyre edhe tre gra.

Sipas mediave italiane, 15 prej tyre janë vënë në masën arrest me burg, ndërsa 5 të tjerë në arrest shtëpie.

Të arrestuarit dyshohet se i përkasin një organizate të trafikut të kokainës që vepronte midis ndërtesave të Via dell’Archeologia në Romë.

Sipas hetimeve, organizata qarkullonte rreth 200 mijë euro në muaj.

Leave a Reply