Italia dhe Franca rekorde të reja pandemike

200 raste të reja në Kinë, izolohen 13 milionë banorë

Italia dhe Franca vijojnë të thyejnë rekordet negative të shifrave të pandemisë, për shkak të përhapjes së Omicronit. 24-orëshin e fundit, në Itali u shënuan mbi 54 mijë raste të reja, teksa kulmi ditor i shënuar Nëntorin e vitit të kaluar ishte 41 mijë.

Për të parën herë në historinë e pandemisë, infektimet ditore në Francë kapërcyen 100 mijë. Kjo situatë ka detyruar autoritetet të shqyrtojnë mundësinë e ashpërsimit të masave. Mediat shkruajnë se të hënën pritet të vendosen rregulla të reja shtesë për përdorimin e certifikatës së gjelbër.

Në të dyja vendet me nivele ndër më të larta të vaksinimit në Europë, ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të të shtruarve në spitale ndonëse ende jo në shifra alarmante. Shifrat e viktimave po ashtu kanë pësuar një rritje të lehtë, të pakrahasueshme me ato të përiudhës para vaksinimit masiv.

Ndërsa në Kinë autoritetet bllokuan qytetin e Shianit me 13 milionë banorë për shkak të zbulimit të mbi 200 rasteve të reja infektimit. Të gjithë qytetarët do i nënshtrohen testimit masiv.

Leave a Reply