Ministri italian rikthen detyrat e shtëpisë në fletore
Italia ndalon përdorimin e celularit në shkollë edhe për qëllime edukative. Përmes një urdhri, ministri i Arsimit dhe Meritës, Giuseppe Valditara, thotë se duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor ndalohet përdorimi i celularit nga fillorja deri në gjimnaz për çfarëdo lloj qëllimi.
Ky urdhër, sipas tij, nuk nënkupton përdorimin e tabletëve apo kompjuterëve të cilët edhe në këtë rast janë nën monitorimin e mësuesve.
Ideja e ministrit është t’u kthehet disa traditave të së shkuarës, si detyrat në fletore duke shmangur përhapjen e “teknologjive të reja gjithmonë dhe në çdo rast”.
Në këtë menyrë, thotë ministri italian Valditara, prindi do të mund të kontrollojë nëse fëmija nuk i tregon fletoren e detyrave, por në këtë mënyrë edhe vetë fëmija mësohet të shkruajë.
Nuk është hera e parë që ministri i Arsimit në Itali i rikthehet çështjes së celularëve në shkolla, një temë e debatuar prej vitesh.
Në Dhjetor 2022, Italia nxori një qarkore për të parandaluar përdorimin e celularëve në klasë, duke u nisur nga një hetim faktmbledhës i komisionit të VII të Senatit, i cili kishte theksuar “efektet e dëmshme që mund të ketë përdorimi i pamatur i pajisjeve elektronike në përqëndrim, kujtesë, shpirt kritik ndaj fëmijëve.
Këtë herë urdhri i ndalimit të celularëve në shkolla në Itali është absolut: nuk ka celularë për asnjë qëllim, qoftë edhe edukativ, shkruan Corriere.
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…


