Italiani kapet në Muriqan me drogë në formë çokollate, e kishte futur në bombola gazi

Një 60-vjeçar italian me iniciale C.T. është arrestuar nga Policia Kufitare në Muriqan, pasi akuzohet se tentoi të trafikonte në drejtim të Italisë 53 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën në një bombol gazi të futur brenda një bombole tjetër gazi, rreth 30 kg lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate.

Në vijim të kontrollit të imtësishëm rezultoi se brenda dy bombolave gazi të futura brenda dy bombolave të tjera gazi ishin të fshehura 23 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate të mbështjellë me natriban.

Leave a Reply