Izraeli mbyll aeroportin Ben Gurion dhe zhvendos të gjitha aeroplanet civil jashtë vendit. Një zëdhënëse e Aeroportit Ben Gurion, aeroporti kryesor ndërkombëtar i Izraelit pranë Tel Avivit, njoftoi sot se ai do të mbyllet deri në njoftim të mëtejshëm, ndërsa të gjithë avionët civilë të operuar nga linjat ajrore izraelite u zhvendosën në Qipro, Greqi dhe Shtetet e Bashkuara. “Nuk ka një datë ose ditë specifike për rihapjen e aeroportit”, tha zëdhënësja Lisa Diver për AFP-në.
Sipas një analize të të dhënave nga Flight Radar, një faqe interneti e specializuar në monitorimin e trafikut ajror, më shumë se 27 aeroplanë izraelitë u nisën nga Aeroporti Ben Gurion në orën 6:00 të mëngjesit sipas kohës së Izraelit (3:00 GMT) pa pasagjerë.
