Ja kush ishte Arben Xhaferi

Arben Xhaferi lindi në Tetovë me 24 janar 1948. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë ndërsa studimet filozofike në Beograd.

Deri vitin 1990 ka punuar në Radio televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor. Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviçit.

Pas kësaj periudhe punon si analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë.

Do të vijë viti 1993 kur Arben Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan ku së bashku me Menduh Thaçin themelojnë Partine Demokratike Shqiptare të cilën ai e udhëhoqi plot 12 vjet deri në vitin 2007.

Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje.

Arben Xhaferi ka ndërruar jetë me 15 Gusht 2012, rreth orës 16:00 si pasojë e hemoragjisë cerebrale të pësuar një javë më parë.

Giorgio Napolitano për Arben Xhaferin tha ”Nëse Arbën Xhaferi dhe Ibrahim Rugova do kishin qenë amerikan, gjerman apo francez, ata do ta kishin pushtuar botën me diplomaci, por për fat të keq këta dy figura i përkasin një popullit shumë të vogël.”

Screenshot_2016-01-24-12-08-23-1

Framework agreement 2001 archive photo 4x3

_1256855_xhaferisolana_ap300

 

Leave a Reply