Ja si u përmbyt Durrësi nga shiu

Reshjet e shiut kanë bërë që rrugët e Durrësit të gjenden sërish nën ujë. Kanë mjaftuar disa minuta reshje, dhe uji ka vërshuar në rrugë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Uji në rrugë ka arritur disa centimetra duke krijuar probleme për automjetet dhe lëvizjen e qytetarëve, shkruan Shekulli.

Kjo situatë në qytetin bregdetar vjen e ripërsëritur sa herë ka reshje shiu.

Mosfunksionimi i kolektorëve bën që uji të vërshojë në sipërfaqe të rrugëve.

Leave a Reply