Franca ka regjistruar 3,331 raste me koronavirus, 27 për qind më tepër nga dita e djeshme, bën me dije ministria e Shëndetësisë.
79 persona të infektuar me virusin kanë ndërruar jetë, nga 61 që ishin dje. Autoritetet thonë se 154 persona të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.
Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se “përhapja e virusit në Francë po përshpejtohet”. “Jemi vetëm në fillimin e përhapjes”.