Thyen ndalimin e qarkullimit/ Ndëshkohen 745 shoferë të pabindur, 5 të arrestuar

745 drejtues automjetesh janë penalizuar nga policia me masa administrative , pasi nuk zbatuan urdhrin për ndalimin e qarkullimit të automjeteve.

5 shoferë në Tiranë, Lushnje, Fier, Vlorë e Elbasan u arrestuan nga autoritetet pasi jo vetëm që thyen urdhrat, por edhe po qarkullonin në rrugë në gjendje të dehur .

Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe një drejtues mjeti në Shkodër pasi ushtroi dhunë ndaj një punonjësi të rendit publik.

Ndërkohë, 93 drejtues mjetesh u shoqëruan në ambientet e Komisariateve pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë për gjobat e vendosura për shkak të thyerjes së urdhrit për ndalimin e qarkullimit të makinave.

Policia e Shtetit iu bëri apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë kufizimin e lëvizjes me mjete, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Leave a Reply