Jep dorëheqjen sekretari britanik për ‘Brexit’

Përgjegjësi kryesor për negociatat e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, David Davis, sekretari britanik për “Brexit” ka dhënë dorëheqjen.

Davis e mori detyrën në vitin 2016, ndërsa largimi i tij vjen disa ditë pasi kryeministrja e këtij vendi, Theresa May ka siguruar mbështetjen e kabinetit qeveritar për planin rreth Brexitit, pavarësisht pretendimeve nga kritikët e saj se i njëjti ishte i “butë”.
Në letrën e tij të dorëheqjes, Davis i ka thënë kryeministres May, se:

Trendi aktual i politikës është duke bërë çdo herë e më pak të dukshme idenë se Britania do të largohet nga bashkimi doganor dhe tregu i vetëm.

David Davis, sekretari britanik për “Brexit”

Ai ka thënë se nuk beson që qasja negociuese e qeverisë “nuk do të krijojë mundësinë e nisjes së kërkesave të reja për koncesione” nga Brukseli.

Leave a Reply