Eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar se Bashkimi Evropian “është i bindur” se çështja e emrit do të zgjidhet para muajit korrik, përcjell Telegrafi maqedoni.
I pyetur nëse çështja do të zgjidhet gjatë kryesimit bullgar, Hahn ka thënë se “është shumë i bindur”.
Johannes Hahn po qëndron në Sofje në takimin ndërkombëtar të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së dhe kolegëve të tyre të vendeve kandidate.