Ai mbajti një festë gjatë kohës së karantinës
Kryeministri britanik Boris Johnson do të hetohet nëse ka gënjyer parlamentin për festën e zhvilluar në Qershor të vitit 2020 me rastin e ditëlindjes së tij, në një kohë kur Anglia ishte në karantinë.
Do të jetë Komiteti i Privilegjeve ai që do të hetojë dhe do të prodhojë një raport i cili do të tregojë nëse Johnson ka mashtruar qëllimisht parlamentin.
Pasi ky raport të jetë gati, deputetët do të votojnë për miratimin e tij dhe nëse sanksionet e sugjeruara duhet të prekin Johnson.
Kryeministri britanik ka kërkuar më herët falje mbi ngjarjen, pasi u gjobit javës së shkuar së bashku me bashkëshorten e tij mbi këtë ndodhi.