Shtimi i pandalshëm i pranisë ushtarake ruse përgjatë pjesës më të madhe të kufijve të Ukrianës alarmon aleatët perëndimorë. Kryeministri britanik Boris Johnson ishte në një mendje me numrin në të NATO-s që e takoi këtë të enjte në Bruksel, ku paralajmëroi se Rusia mund ta sulmojë Ukrainën nga momenti në moment.
Kur flet për rrezikun e sulmit ushtarak rus në Ukrainë, Johnson i referohet edhe paralajmërimeve të shërbimeve të zbulimit të vendit të tij, të cilat mbeten të zymta. Ministrja e Jashtme britanike vizitoi Moskën në përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët me homologun rus, por duket se takimi ishte i pafrytshëm.
“Është thënë se ne presim të ngrijë terreni në Ukrainë që të fusim tanket ruse. Në të vërtetë, terrenin e ngrirë e kemi me palën britanike. Ata po na injorojnë. Nuk jemi ne ata që kërcënojmë. Ne jemi të kërcënuarit”.
Teksa ministrja e Jashtme britanike po bënte presion që Rusia të tërhiqte trupat e saj ushtarak nga kufiri me Ukrainën, Lavrov i cili ka një reputacion për sarkazmën thumbuese e ka pyetur atë nëse ajo njeh sovranitetin e Rusisë mbi rajonet Rostov dhe Voronezh. Pas një pauze të shkurtër ajo u përgjigj se Britania nuk do ta njohë kurrë sovranitetin e Rusisë mbi ato rajone. Ministria më pas u qartësua menjëherë se këto dy rajone janë me të vërtetë ruse dhe se e gjitha kjo ishte një lojë e Lavrov.