Jon Jones duket në formë fantastike para rikthimit në UFC

Siç duket Jon Jones ka qenë shumë i përkushtuar në stërvitjet e tij, pasi duket absolutisht masiv në pamjet e publikuara në internet.

Luftëtari 35 vjeçar pritet të bëjë rikthimin e tij pas tri vitesh, ku sipas së gjitha gjasave do të takohet me kampionin aktual të peshave të rënda të UFC-së, Francis Ngannou.

Sipas Joe Rogan, pesha e Jones mund të jetë rreth 108 kilogram, dhe kjo nuk është aspak për t’u çuditur pasi ai duket më i madh se kurrë.

Jones është njëri ndër luftëtarët më të përfolur të UFC-së, ai mban shumë rekord në kategorinë e peshave të renda, duke përfshirë serinë më të gjatë të fitoreve, humbja e tij e vetme profesionale ishte kundër Matt Hamill.

Leave a Reply